KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq konfirmon takimin e nesërm dhe vazhdon propagandën kundër Kosovës dhe kryeministrit Kurti
Politikë

Vuçiq konfirmon takimin e nesërm dhe vazhdon propagandën kundër Kosovës dhe kryeministrit Kurti

Kosova News
Kosova News 10:39 -20/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, e ka konfirmuar takimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Vuçiq tha se takimi do të mbahet nesër në ora 8:00 në Bruksel.

Sipas tij, një nga temat që do të diskutohet është edhe ajo e targave, ndërsa tha se nuk është optimist për arritjen e një marrëveshje.

Madje presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar me propagandën e tij kundër Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit  ka dëshmuar “se nuk do serbë në Kosovë”.

Vuçiqi në një intervistë për “TV Prva” ka thënë se kapaku ishte pezullimi i Nenad Gjuriqit, nga posti i drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

“Nuk ka dyshime se situata është më e vështira në dhjetë vjetët e fundit. Kur shkuam në Berlin, bëmë tri marrëveshje të rëndësishme. Kurti e shfrytëzoi atë ditë në Berlin për të njoftuar për tri gjëra. Ato tri gjëra bënë që serbët të largoheshin nga institucionet. Kurti bëri të ditur se nuk do të themelohet Asociacioni”, ka thënë Vuçiq.

“Kapaku ishte shkarkimi i Gjuriqit. Serbët kuptuan se nuk ka marrëveshje me atë njeri, se nuk ka asgjë. Shkoj në Bruksel që të mos i lë të akuzojnë Serbinë se nuk ka bërë çdo gjë”.

Të hënën është paraparë të mbahet një takim i nivelit të lartë mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

“Ne thamë se duhet ta formoni Asociacionin në përputhje me propozimin e serbëve dhe se duhet të anuloni vendimin për targat. Ju keni gënjyer publikun se keni të drejtë për këtë. Shqiptarët kanë treguar se nuk duan serbët në Kosovë, dmth Kurti. Ai ka vënë njeriu që ka marrë 30 herë më pak vota”, tha Vuçiq.

“Çfarëdo që të bësh në këtë vend do të fajësohesh. Me muaj të tërë pyesnin se çfarë duan serbët në institucionet e Kosovës, dhe kishte arsye për këtë. Kur u bë e qartë se atje nuk ka shpëtim, atëherë ata të njëjtit thonë pse po lëshojnë institucionet. Prishtina u fut në aksion”.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit

Kosova News 20/11/2022 20/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Spanja me rregulla të reja për turistët
18:05 -08/06/2025
Dy yje të Real Madridit rrezikojnë të humbasin vendin si titullar nën drejtimin e Xabi Alonsos
17:32 -08/06/2025
SHBA-ja nuk ia dorëzon sistemet mbrojtëse ukrainasve, Zelensky i lutet Trumpit
17:10 -08/06/2025
Ndahet nga jeta në një aksident i riu nga Pozherani
17:07 -08/06/2025
Franca fiton ndaj Gjermanisë për vendin e tretë në Ligën e Kombeve
17:04 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?