KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq i befasuar: Përveç Amerikës, askush në BE më herët s’e ka përmendur njohjen reciproke
Rajon

Vuçiq i befasuar: Përveç Amerikës, askush në BE më herët s’e ka përmendur njohjen reciproke

Kosova News
Kosova News 18:21 -10/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur “i befasuar” me deklaratën që kancelari gjerman, Olaf Scholz dha të premten në Prishtinë. Pas takimit në Beograd, ku Scholz shkoi pas konferencës që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë, Vuçiq ka thënë se e ka befasuar deklarata e liderit gjerman se në Bashkimin Evropian shtetet s’mund të hyjnë pa e njohur njëri-tjetrin.

“Kemi folur për tema në të cilat s’pajtohemi, dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. I kam theksuar se jo gjithçka është përmbushur nga marrëveshja e Brukselit, por edhe mora mesazhin nga Scholzi që tha se duhet të merren hapa më të vegjël të rëndësishëm që të gjendet një zgjidhje e madhe në të ardhmen”, ka thënë fillimisht Vuçiq.

I pyetur për t’i komentuar deklaratat e Scholzit në Prishtinë, Vuçiq ka thënë se “asnjëherë më herët s’ka dëgjuar për njohje reciproke, por për marrëveshje të përgjithshme të normalizimit të raporteve”.

“Askush më herët s’ka folur për njohje reciproke, përveç amerikanëve. Askush në Evropë s’e ka kërkuar këtë, pos asaj që kemi dëgjuar sot në konferencën në Prishtinë. Kjo ‘njohja reciproke’ është befasi edhe për ne. Gjermania është e fuqishme e ne jemi të vegjël”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se “gjërat po kthehen kundër Serbisë”.

Gjithashtu lexoni:

Vuçiqi sulmon Marta Kosin pas anulimit të vizitës në Beograd

Hoxha, pas takimit me Marta Kos në Dublin: Shqipëria ruan ritmin drejt BE-së

Alarm për bomba në disa institucione në Shqipëri, policia del me njoftim

Maqedonia e Veriut ndalon 27.5 tonë qumësht nga Kosova, u gjetën nivele të larta të aflatoksinës

Mishi brazilian jashtë tregut shqiptar, nga 3 shtatori ndalohet importi, përjashtohen porositë e bëra më herët

TAGGED: Aleksandar Vuçiq, Njohja Reciproke, Olaf Scholz
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?