KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq: Franca e Gjermania më propozuan anëtarësimin e Kosovës në OKB për hyrjen e shpejtë të Serbisë në BE
Rajon

Vuçiq: Franca e Gjermania më propozuan anëtarësimin e Kosovës në OKB për hyrjen e shpejtë të Serbisë në BE

Kosova News
Kosova News 19:12 -08/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq thotë t’i jetë bërë një propozim nga Franca e Gjermania. Në adresimin e radhës për serbët, Vuçiqi tha se i është kërkuar të pajtohet që Kosova të bëhet anëtare e të gjitha organizatave ndërkombëtare, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të shtunën se Franca dhe Gjermania ia kanë vënë një propozim në tavolinë lidhur me Kosovën, i cili fare nuk i ka pëlqyer.

Në një adresim për serbët, ai deklaroi se dy fuqitë evropiane i kanë kërkuar që në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në BE, Kosovës t’i lejohet anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe në Kombet e Bashkuara.

“Pozicioni ynë sa i përket Kosovës po bëhet gjithnjë e më i komplikuar sepse sot kemi në tavolinë një propozim nga Franca dhe Gjermania, të cilin na është dashur ta diskutojmë sepse nuk mund ta hedhësh nga dritarja propozimin e dy fuqive më të mëdha evropiane”, ka thënë Vuçiq.

Këtë propozim Vuçiqi tha se e ka diskutuar me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, porse pavarësisht kësaj, nuk ka vullnet për një gjë të tillë, as nëse me mospranimin e tyre sakrifikohet e ardhmja e Serbisë në BE.

“Në këto momente në konsultim me kryeministren kemi konstatuar se nuk ka vullnet për të pranuar pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB”, ka deklaruar presidenti i Serbisë.

Kjo qasje e Serbisë, sipas korrespodentit të KOHËs në Bruksel, Augustin Palokaj, nuk është e re dhe se Kosova duhet ta vazhdojë e pavarur angazhimin e saj për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“Nëse pritet që Serbia të pajtohet që Kosova të anëtarësohet shembull në Këshillin e Evropës apo në Interpol, atëherë kjo nuk do të ndodhë. Por, Kosova duhet ta ndjekë rrugën e vet. Është naive të besohet se Serbia do të pajtohej me anëtarësimin e Kosovës në çfarëdo organizatash ndërkombëtare. Pritet që të ketë presion ndaj Serbisë për disa marrëveshje ndërsa presion edhe ndaj Kosovës sidomos për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Palokaj.

Në adresimin e tij, Vuçiqi po ashtu është shprehur i indinjuar se temat në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve po i diktojnë shqiptarët e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Berisha: SPAK-u seksion i PS-së, shpresa e vetme është kryengritja e fuqishme

​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

TAGGED: Aleksandar Vuçiq, Dialogu Kosovë-Serbi
Kosova News 08/10/2022 08/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               
18:58 -21/07/2026
Berisha: SPAK-u seksion i PS-së, shpresa e vetme është kryengritja e fuqishme
18:25 -21/07/2026
Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”
18:11 -21/07/2026
Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi
18:02 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?