KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq: Dokumenti i QUINT-it përmban elemente të pakos së Ahtisaarit
Politikë

Vuçiq: Dokumenti i QUINT-it përmban elemente të pakos së Ahtisaarit

Kosova News
Kosova News 19:20 -21/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në takimin e sotëm me ambasadorët e vendeve të QUINT-i, janë dakorduar që të mos e bëjnë publike letrën që ata ia kanë dorëzuar atij, e që ka të bëjë me Kosovën dhe bisedën që kanë zhvilluar për këtë çështje. Megjithatë, presidenti serb ka zbuluar diçka nga ai dokument, duke thënë se përmban elemente të pakos së Ahtisaarit

“Ka gjëra që mund t’i bëjmë, por ka gjëra që nuk mund t’i bëjmë. Marrëveshja është që dokumenti të mos publikohet”, ka thënë Vuçiq.

Siç ka thënë ai “partnerët tanë janë të shqetësuar për mundësinë e një përshkallëzimi në terren”.

Siç raporton “Blic.rs” presidenti serb është pyetur nëse dokumenti dhe deri në çfarë mase i kthehet planit për Kosovën që dikur ishte propozuar nga Martti Ahtisaari, ka thënë se “diçka i ngjanë atij plani e diçka jo”.

“Diçka është Ahtisaari minus, dhe diçka Ahtisaari plus”, thotë ai, transmeton Telegrafi.

Prandaj, siç thotë, për këtë nuk është as i lumtur dhe as i kënaqur.

I pyetur nëse është bërë të paktën një hap për të gjetur një zgjidhje për riregjistrimin e targave në Kosovë, ai thotë se “asnjë milimetër nuk janë afruar”.

“Asgjë, zero”, theksoi Vuçiq, duke shtuar se “nuk mund të shpikni një problem, të insistoni në të dhe tani të gjithë duhet të merren me të”.

I pyetur për të komentuar deklaratën e profesorit amerikan Daniel Serwer, i cili ka thënë se nuk ka arsye të qëndrueshme për shtyrjen e afatit për riregjistrimin e automjeteve në Kosovë, Vuçiq tha se “sa i përket Serwerit, nuk ka asnjë arsye të fortë që Serbia të ekzistojë, madje edhe më pak që serbët të ekzistojnë në veri të Kosovës”.

Ai theksoi se fuqitë e mëdha nuk do të ndryshojnë qëndrimet e tyre [për çështjen e Kosovës].

Ndryshe, ambasadorët e vendeve të QUINT-it kanë thënë të premten se në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i kanë shprehur shqetësimin për prishjen e mundshme të stabilitetit në rajon, para përfundimit të afatit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Afati për riregjistrim të makinave në RKS ka nisur më 1 shtator dhe përfundon më 31 tetor.

Deri më tani, Qeveria e Kosovës ka thënë se afati për riregjistrim nuk do të shtyhet dhe se nga 1 nëntori nuk do të mund të qarkullojnë më makinat me targa të lëshuara nga Serbia.

Këto targa konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë, mirëpo deri më tani janë toleruar në veri të Kosovës.

Sipas Presidencës serbe, edhe vetë presidenti, Aleksandar Vuçiq shprehu shqetësimet për tensionet e mundshme dhe ka thënë se Serbia është e përkushtuar për dialogun si “mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura”.

Gjithashtu lexoni:

Shtyrja pas alarmit për bombë, seanca konstituive do të mbahet sonte

​Ngritja e aktakuzës, Damka e mohon se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit

Abdixhiku flet pas kërcënimit në Kuvend: Nuk mu duk diçka serioze

Kërcënim me bombë në ambientet e Kuvendit të Kosovës – Evakuohen deputetët, stafi dhe gazetarët

Arrestohet i dyshuari për detyrim dhe paraqitje të rreme, sekuestrohen armë dhe municione

Kosova News 21/10/2022 21/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

MPB apel qytetarëve: Mos ndezni zjarr, rrezik për jetën dhe natyrën
13:11 -05/07/2025
Shtyrja pas alarmit për bombë, seanca konstituive do të mbahet sonte
12:54 -05/07/2025
​Ngritja e aktakuzës, Damka e mohon se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit
12:42 -05/07/2025
Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës, Policia del me njoftim zyrtar
12:34 -05/07/2025
Abdixhiku flet pas kërcënimit në Kuvend: Nuk mu duk diçka serioze
12:16 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?