KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq bën thirrje për qetësi dhe e kërcënon Kosovën
Politikë

Vuçiq bën thirrje për qetësi dhe e kërcënon Kosovën

Kosova News
Kosova News 12:52 -31/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar se Serbia “nuk ka qenë kurrë në një situatë më komplekse dhe më të vështirë sa është sot”, ndërsa ka folur për vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë në çështjen e dokumenteve të udhëtimit, i cili do të fillojë të zbatohet nga nesër.

Vuçiq në rolin e tij të njohur, iu drejtua shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar, duke iu kërkuar që “ta ruajnë paqen”, përcjell Gazeta Express.

 “Nëse nuk duan ta ruajnë paqen, po ju them – Serbia do të fitojë”, tha ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se po u lutet përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare për paqe.

- Reklamë -

Gjatë një konference për media në Beograd më 31 korrik, Vuçiq tha se ai po përpiqet që t’u kërkojë të gjithëve, përfshirë serbëve në Kosovë, që të mos bëjnë asgjë që mund të çojë në konflikt.

“Por, unë kërkoj edhe nga përfaqësuesit e vendeve të fuqishme dhe të mëdha që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që të marrin parasysh ligjin ndërkombëtar dhe situatën në terren… Ne po bëjmë lutje për paqe dhe kërkojmë paqen”, tha Vuçiq.

Megjithatë, ai shtoi se “nuk do të ketë dorëzim dhe Serbia do të fitojë”.

“Në rast se do të nisin të persekutojnë serbët, t’i keqtrajtojnë, vrasin, Serbia do të fitojë. Kjo është gjithçka që dua të them”, u shpreh Vuçiq.

Deklaratat e Vuçiqit vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, lidhur me targat dhe dokumentet serbe.

Nga 1 gushti, të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në Kosovë, do të pajisen një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia.

Ky dokument, të cilin Serbia po ashtu ua jep shtetasve të Kosovës me të hyrë në territorin e saj, ka vlefshmëri prej 90 ditësh.

Ndërkaq, nga 1 gushti po ashtu të gjithë qytetarët që kanë makina me targa me emra të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund t’i riregjistrojë ato me targat RKS (Republika e Kosovës).

Afati për riregjistrim do të zgjasë deri në fund të shtatorit.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për lëvizjen e lirë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Vuçiq sërish përsëriti qëndrimin se autoritetet në Serbi mendojnë se neni 3 i kësaj marrëveshjeje, të cilës siç tha i referohen autoritetet në Kosovë për vendimin për dokumentin për hyrje-dalje, nuk është i zbatueshëm për serbët që jetojnë në veri të Kosovës.

Sipas këtij neni, “secila palë mund të zbatojë një sistem ku letërnjoftimet do të shoqërohen me dokumente ku shkruhet ‘hyrje-dalje’ për banorët e palës tjetër që dëshirojnë të udhëtojnë transit në një vend të tretë”.

“Këtu thuhet për banorët e vendit tjetër, të cilët udhëtojnë transit në një vend të tretë. Kjo do të thotë se kjo nuk mund të vlejë për serbët që jetojnë në Kosovë. Sepse kështu do t’i binte të përfshihej parimi etnik”, tha Vuçiq.

Në konferencën për media, Vuçiq po ashtu tha se më 30 korrik ka zhvilluar një bisedë me disa nga përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë.

“Populli serb po i dëgjon gjithnjë e më pak lutjet tona dhe kërkesa ime edhe sot është që të përpiqemi të ruajmë paqen”, tha ai.

Presidenti serb u pyet se cila është këshilla e tij për serbët në Kosovë, pas vendimeve të Qeverisë së Kosovës. Ai tha se i frikësohet reagimit të serbëve, por nuk elaboroi se për çfarë reagimi po fliste.

“Këshilla ime është që të gjithë të jenë të qetë. Çfarëdo që ata [autoritetet në Kosovë] të bëjnë, le të ruajmë qetësinë tonë. Të mos u japim asnjë arsye shqiptarëve që të fillojnë të qëllojnë mbi turmën. Dhe të na japin kohë”, tha Vuçiq.

I pyetur nga gazetarët, Vuçiq po ashtu tha se mendon se një konflikt në Ballkanin Perëndimor nuk i përshtatet Perëndimit.

“Situata për popullin tonë në Kosovë është shumë e komplikuar. E di që pas shumë dekadash, shumë njerëz as që duan të dëgjojnë për problemet reale me të cilat po përballet vendi dhe populli ynë. Ne kurrë nuk kemi pasur një situatë më komplekse dhe më të vështirë se sa sot”, tha Vuçiq.

Ai po ashtu deklaroi se autoritetet serbe po kërkojnë që të vazhdohet vlefshmëria për targat KS, të cilat, sipas tij, kanë status neutral. Këto targa nuk lëshohen nga Kosova që nga shtatori i vitit 2020.

Ndërkaq, në Kosovë, më 31 korrik u mbajt Këshilli i Sigurisë. Pas mbledhjes u tha se institucionet janë të bashkuara dhe të përkushtuara që t’i përgjigjen çdo situate të sigurisë. Ekzekutivi kosovar po ashtu tha se është përgatitur që të nisë zbatimin e dy vendimeve të marra më 29 qershor.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Haxhiu takohet me Kryeministrin e Çekisë, flasin për proceset euroatlantike

Ambasada amerikane ripërsërit thirrjen e Prattipatit: Bashkohuni në një partneritet afatgjatë me Amerikën për të siguruar të ardhmen energjetike

Kosova News 31/07/2022 31/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces
13:58 -05/06/2026
Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit
13:38 -05/06/2026
Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja
13:22 -05/06/2026
Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut
13:01 -05/06/2026
Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë
12:43 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?