KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq: Asociacioni s’formohet sa të jetë Kurti në pushtet
Politikë

Vuçiq: Asociacioni s’formohet sa të jetë Kurti në pushtet

Kosova News
Kosova News 16:01 -10/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk ka pasur nismë për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

Vuçiq është shprehur se derisa Kurti të jetë kryeministër i Kosovës nuk pret të ketë ndonjë progres në procesin e dialogut, raportoi Danas.

“Mendoj se e kanë të qartë ata në perëndim që Kurti nuk dëshiron ta formojë Asociacionin e komunave serbe, se ai nuk dëshiron përparim në dialog dhe se gjithçka tjetër ishin marifete ballkanike që mund të funksionojnë një ose dy herë, por sigurisht jo në planin afatgjatë. Pra, do të jetë e rëndësishme për ne që të ruajmë jetën e serbëve në Kosovë për të ruajtur paqen, por nuk besoj se Asociacioni do të formohet ndonjëherë derisa Kurti të jetë në pushtet në Prishtinë”, ka thënë ai.

Kryeministri Kurti e ka cilësuar “pakrahasimisht më të avancuar” draftin për Asociacionin të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sesa marrëveshjet e mëhershme. Megjithatë, ka shtuar se kjo s’do të thotë që Kosova është e kënaqur me përmbajtjen e draftit. Kurti ka përsëritur se ka ofruar nënshkrimin vetëm në kuadër të pakos dhe jo si dokumente të ndara.

“Kemi thënë që pranojmë ta nënshkruajmë paketën ku bën pjesë Marrëveshja bazë, Aneksi i Zbatimit, dhe gjithashtu edhe draftin për të cilin paraprakisht kemi dërguar vërejtjet, por meqenëse në Bruksel na u tha se është urgjente normalizimi i marrëdhënieve, unë pranova ta nënshkruar me ç’rast nënshkrimi është pranimi, mirëpo vetëm si pjesë të paketës”, ka thënë Kurti duke shtuar se në të ka kërkuar që Kosova ta fitojë statusin e vendit kandidat për BE dhe të nisë rrugën e pranimit në NATO.

Në fund të tetorit, Kurti dhe Vuçiq takuan liderët evropianë. Kurti u shpreh se ishte i gatshëm t’i nënshkruante dokumentet në pako, duke akuzuar Serbinë se ka refuzuar nënshkrimin. Liderët evropianë pas takimeve kanë bërë publike kërkesën që Kosova të nisë me themelimin e Asociacionit e që Serbia ta jetësojë njohjen de-facto. Disa ditë para takimit, përfaqësues të SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Italisë dhe Francës në Kosovë sollën draftin për Asociacionin.

Gjithashtu lexoni:

Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë

Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit

Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim

Ministrja fashiste serbe Snezana Paunoviç, në kohën kur shkëlqenin raportet Rama-Vuçiq, ishte pjesë e grupit të  miqësisë Serbi-Shqipëri (VIDEO)

Kosova News 10/11/2023 10/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Zgjerimi i rrugës QMI-Lipjan, Basha ndan pamjet nga punimet
10:02 -16/07/2026
Policia interviston pronarin e lokalit në Han të Elezit nga ushqimi i së cilit dyshohet se janë helmuar disa persona
09:37 -16/07/2026
Rritet çmimi i naftës, MINT publikon tarifat e reja
09:13 -16/07/2026
Nipi shtiu mbi axhën, policia jep detaje rreth plagosjes në Fushë-Kosovë
08:46 -16/07/2026
Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C
08:43 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?