Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy persona në Prishtinë, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një tjetër me thikë.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 18:30, në rrugën “Xheladin Hana” dhe i njëjti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht me thikë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia.


