Një person ka vdekur pas plagëve që ka marrë nga një armë zjarri në Kolovicë të Prishtinës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.
Lidhur me rastin, Ulaj njoftoi një person është shoqëruar në stacion policor.
“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve te Renda është njoftuar nga policia për një rast qe ka ndodhur sot ne Kolovicë, me ç’ rast e njëjta i është përgjigjur vendit të ngjarjes bashkë me njësitë e tjera relevante. Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një arme zjarri, ku me urdhër te prokurorit është dërguar ne IML për obduksion, derisa një person tjetër është shoqëruar në stacion policor”, tha Ulaj.
Sipas saj, Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të këtij rasti.