KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vrasja që tronditi Pejën/ Prokuroria dhe Policia në konferencë për media
Siguri

Vrasja që tronditi Pejën/ Prokuroria dhe Policia në konferencë për media

Kosova News
Kosova News 20:55 -14/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një rast i rëndë ka tronditur sot Pejën. Një person e ka vrarë nënën e tij. Rasti ka ndodhur në rrugën “Mbreti Zog” në lagjen Kapeshnica. Lidhur me rastin, janë deklaruar prokurorja e rastit Sahide Gashi dhe komandanti i Policisë, Nue Nikolla.

“Sot, më datë 14 prill, rreth orës 16:00, nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Pejë, jemi njoftuar se ka ndodhur një vrasje, konkretisht dyshohet se i dyshuari ka privuar nga jeta të ëmën… Janë izoluar të gjitha provat, janë mbledhur të gjitha provat, kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës dhe gjithashtu kemi siguruar edhe dëshmitarë okularë të ngjarjes. Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, por nuk ka qenë në gjendje në prani të mbrojtësit, kështu që jemi obliguar që nesër. Në prezencë të psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet të merret deklarata e tij”, tha prokurorja Gashi.

Prokurorja bëri të ditur se nëse është e nevojshme, do të bëhet edhe ekzaminimi psikiatrik i të dyshuarit.

Në anën tjetër, komandanti Nikolla pohoi se i dyshuari në fjalë është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Menjëherë në vend të ngjarjes kemi konstatuar se bëhej fjalë për një vrasje të rëndë,, dhe kemi arritur ta arrestojmë personin përgjegjës. Është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes, dhe më pas vendit të ngjarjes i janë përgjigjur të gjitha njësitet relevante. Për momentin, jemi në fazën e hetimeve dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit, dhe meqë bëhet fjalë për vrasje në familje, këto janë informacionet që mund të japim për momentin” tha Nikolla.

Nikolla shtoi se akoma janë të paqarta motivet e rastit dhe se i dyshuari nuk ka pasur më herët ndonjë vepër kriminale.

Gjithashtu lexoni:

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia

Tragjedi në Istog: Mbytet një fëmijë në pishinë familjare në fshatin Zallç

EKSKLUZIVE – Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës, ishte telefonatë nga SERBIA!

Bogujevci: Rregullorja dhe Kushtetuta e lejojnë votimin e hapur dhe të fshehtë – opozita duhet ta respektojë procedurën

MPB-ja ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve jashtë, Sveçla publikon vendimin

Kosova News 14/04/2023 14/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia
22:46 -05/07/2025
Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë
22:34 -05/07/2025
2 gola, 2 kartonë të kuq, 2 lëndime – Drama i takon PSG-së, kualifikohet në gjysmëfinale, Bayern Munchen kthehet në Gjermani
22:25 -05/07/2025
Historike, parisienët notuan në lumin Sena për herë të parë në më shumë se 100 vjet
22:08 -05/07/2025
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë
22:06 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?