KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vrasja që tronditi Klinën: Çfarë dihet deri tani për rastin në Bokshiq
Kronika e Zezë

Vrasja që tronditi Klinën: Çfarë dihet deri tani për rastin në Bokshiq

Kosova News
Kosova News 10:51 -22/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Një vrasje ka ndodhur dje në Bokshiq të Klinës ku një person dyshohet ta ketë privuar nga jeta vëllanë e vet, Faruk Isufin.

Dyshohet se gjithçka mes tyre nisi sot në oborrin e shtëpisë, ku mes vëllezërve ka pasur fjalosje, teksa viktima ka qenë duke punuar ne oborr.

Gjatë fjalosjes, viktima thuhet se është munduar ta shmangë vëllanë me mjetin që ka qenë duke punuar.

Më pas, i dyshuari ka hyrë brenda shtëpisë, ka marrë armën dhe ka shtënë disa herë.

Në lidhje me këtë rast, policia njoftoi se është arrestuar i dyshuari, ndërkaq në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë dhe tri gëzhoja

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:08, ndërsa, i plagosur është dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë. Në vend të ngjarjes është sekuestruar një armë, dhe tri gëzhoja, ndërsa është arrestuar një person”, thuhet në konfirmim.

Më pas, Prokuroria Themelore në Pejë bashkë me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë kanë dalë me një komunikatë të përbashkët në lidhje me rastin tragjik që ndodhi dje në Bokshiq të Klinës, duke bërë të dutyr se i dyshuari ndaluar për 48 orë

“Viktima është dërguar për në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, mirëpo si pasoje e plagëve të rënda viktima ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga Spitali Rajonal i Pejës. Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka arrestuar personin e dyshuar, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje e Rëndë’”.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obuksion, teksa Prokuroria ka njoftuar se do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore, Prokurori i Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda të cilët kanë sekuestruar armën e cila dyshohet  që është përdorur në rast dhe prova të tjera relevante. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë, do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Dështon të mbahet seanca fillestare për barrikadat në veri

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, automjeti me targa të Kosovës përplaset me një kamion – 4 të lënduar

Haxhiu ngushëllon familjet e tre viktimave nga Vushtrria

Ndërpritet seanca ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Reçakut, shkak problemet teknike

Apel për kujdes nga zjarret 

Kosova News 22/03/2026 22/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
77%
1 km/h
Mon
35 °C
Tue
33 °C
Wed
25 °C
Thu
28 °C
Fri
16 °C

Lajmet e Fundit

Kurti pret bashkëpunim me kryeministrin britanik në ruajtën e demokracisë nga Rusia dhe Serbia
15:28 -20/07/2026
Dështon të mbahet seanca fillestare për barrikadat në veri
14:40 -20/07/2026
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare
14:21 -20/07/2026
Raporti i Këshillit të Evropës: Kosova ka përparuar, por sfidat për lirinë e medias mbeten
13:49 -20/07/2026
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, automjeti me targa të Kosovës përplaset me një kamion – 4 të lënduar
12:49 -20/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?