Gjatë ditës së sotme do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Sh.R., i dyshuar për vrasjen në Bask të Skënderajt.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë bëri të ditur se kërkesa për caktim të masës së paraburgimit është bërë të dielën.
Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën në mbrëmje, kur 47-vjeçari me inicialet B.M., dyshohet se u vra nga fqinj i tij, në fshatin Baks të Skenderajt.
Deri te ngjarja tragjike erdhi pas një mosmarrëveshje që kishin palët mes vete, e që të njëjtit është raportuar se ishin kushëri mes vete.
47-vjeçari, i cili kishte ardhur për pushime nga Austria, mbeti i vrarë si pasojë e plumbave që dyshohet se u shkrepën nga fqinji i tij me inicialet SH.R.
Nga gjuajtjet me armë, plagë mori edhe i dyshuari bashkë me një person tjetër, që u dërguan për trajtim në Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës në Prishtinë.


