KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vrasja në Aktash, arrestohet edhe një person për manipulim të provave
Siguri

Vrasja në Aktash, arrestohet edhe një person për manipulim të provave

Kosova News
Kosova News 20:35 -12/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person në përleshjen e armatosur në 1 shtator të këtij viti. Vesel Bunjaku është arrestuar për manipulim të provave në ditën kur kishte ndodhur rasti ndaj të cilit është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Rreth dy javë pas përplasjes në mes familjeve Sekiraqa e Gashi të njohur si “Capat”, ka pasur lëvizje të reja në rastin që trazoi lagjen Aktash por edhe gjithë Prishtinën.

Një person mbeti i vrarë e 5 të tjerë të plagosur, kurse për disa të tjerë Policia e Kosovës tha se mbetet të identifikohen.

TV Dukagjini pyeti këtë të enjte Prokurorinë Themelore në Prishtinë nëse kanë identifikuar personat në fjalë, por thanë që nuk mund të japin informacione, njëjtë u përgjigjen edhe në pyetjet për arrestime të reja, pasi pati raportime se grupi i “Capave” provuan të hynë në spital ku gjendej Sali Sekiraqa.

I gatshëm për dhënie informacioni nuk u tregua as prokurori i rastit, të cilin televizioni e kontaktoi.

Megjithatë nga ky institucion konfirmuan se kanë arrestuar një ditë me parë Vesel Bunjakun për manipulim të provave në ditën kur kishte ndodhur rasti.

Është siguruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, e në të thuhet se pas ngjarjes Bunjaku kishte fshehur armën e Salih Sakiraqës dhe Fatos Abazit.

“Pas përfundimit të gjuajtjeve mes dy grupeve, me qëllim të fshehjes dhe manipulimet me prova, i pandehuri Vesel Bunjaku merr dy armë të cilat dyshohet se njëra është e të pandehurit Salih Sekiraqes revole me ngjyrë të zezë dhe tjetra dyshohet të jetë e të pandehurit Fatos Abazi me ngjyrë të bardhë, me ç’rast shkon në terasën e lokalit në drejtim të banakut ku nga kamerat e lokalit vërehet se në dorë mban armë, pastaj del nga pjesa e prapme e lokalit i fsheh armët dhe kthehet në lokal sipas kohës së kamerave 21:42:36 ku në duar nuk ka më asgjë,” thuhet në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit

Kurse gjatë ditës së sotme të njëjtit prokuroria i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve, nën arsyetimin se nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij, ndikimin në dëshmitarë, si dhe i mund të kryejë vepër tjetër penale.

Kurse për ngjarjen e 1 shatorit nuk pranuan të flasin as disa nga avokatët e të përfshirëve në rast, përfshirë edhe avokatin e Sali Sekiraqës, Naser Sopjani.

Drejtori i Kardiokirurgjisë në QKUK, Shpejtim Shurdhiqi ka konfirmuar përmes telefonit se njëri nga të akuzuarit që ishte duke marrë tretman në këtë klinikë është liruar.

Televizioni mëson se aty ishte duke u trajtuar Korab Gashi.

Kurse, mbylljen e institucioneve për këtë rast, eksperti i sigurisë Drizan Shala po e arsyeton me faktin se mund të prishen hetimet.

“Në këtë fazë, ne shohim se Policia e Kosovës atë hapësirë të territorit të Kosovës e ka futur në kontrollin e saj, duke u përqendruar më gjatë në patrullimet e përditshme të asaj rruge,” tha Shala.

Ky konflikt kishte ndodhur si vazhdimësi e një konflikti të mëhershëm ku Shkumbim Sekiraqa kishte plagosur Pajtim Gashin e “Capave”./Tv Dukagjini

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Kosova News 12/09/2024 12/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?