KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vrasja e policit nga kolegu i tij në Zllatar, del në gjykatë i akuzuari, deklarohet i pafajshëm
Siguri

Vrasja e policit nga kolegu i tij në Zllatar, del në gjykatë i akuzuari, deklarohet i pafajshëm

KosovaNewss
KosovaNewss 13:47 -14/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-polici, Fatlum Mehmeti është deklaruar i pafajshëm se nga “dashja eventuale”  kishte vrarë policin L.H, në shkurt të 2022-ës, në një organizim shoqëror në Zllatar të Prishtinës.

Po ashtu, i akuzuari Mehmeti në fillim të seancës shprehi keqardhjen dhe ngushëllimet e tij ndaj familjes së të ndjerit L.H.

“Shpreh dhimbjen time shpirtërore për mungesën e kolegut dhe shokut tim LH. Familjes së tij të nderuar i shpreh ngushëllimet e mia ma të sinqerta nga thellësia e zemrës. Unë ju garantoj se për të vërtetën dhe vënien në vend të drejtësisë për shokun tim unë do jem krahu juaj i djathtë dhe mbështetësi juaj më i madh sepse këtë ia kam borxh L.H dhe familjes së tij, familjes sime dhe kolegëve të mi, sigurisht edhe vetes sepse drejtësia për të ndjerin është edhe një lloj lirimi shpirtëror për mua”, tha i akuzuari Mehmeti.

Ndryshe në këtë seancë është ftuar të dëgjohet dëshmitari Florent Ahmeti, mirëpo kryetari i trupit gjykues Kushtrim Shyti ka bërë të ditur se i njëjti mungon në seancë ndërsa mungesën nuk e ka arsyetuar përkundër faktit se është ftuar në mënyrë të rregullt.

Paraprakisht, në fillim të seancës është lexuar aktakuza nga prokurori i shtetit Ilaz Beqiri, ndërsa më pas seanca ka vazhduar me fjalën hyrëse të palëve në procedurë.

Prokurori Beqiri, në fjalën hyrëse deklaroi se në këtë çështje penale, prokuroria ka zhvilluar hetimet dhe ka siguruar prova të mjaftueshme, e me administrimin e tyre sipas tij pa asnjë mëdyshje do të vërtetohet se i akuzuari Mehmeti ka kryer veprën penale e cila i ngarkohet.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar L.H, avokati Besnik Berisha, tha se i akuzuari Mehmeti më 18 shkurt 2022 kishte shpërfillur të gjitha rregullat e mësuara në Akademi të Policisë dhe pa asnjë arsye kishte manipuluar me armë duke e privuar nga jeta të ndjerin L.H.

Avokati Berisha shtoi se gjatë kësaj procedure do të provohet se i akuzuari Mehmeti nuk kishte asnjë arsye që ta tërheqë armën nga brezi i tij për ta vendosur në xhaketën të cilën as nuk e kishte në trup.

“…sikurse do provohet se lojërat me armë, ai nuk i kishte sefte por i parapëlqente që t’i bënte shpeshherë madje në kushtet me rrezikshmëri të lartë, ku gabimi mund të ishte fatal e ku pendimi nuk do të kishte vlerë”, tha avokati Berisha, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ai po ashtu shtoi se lista e dëshmitareve që do dëgjohen dhe vetë mbrojtja e të akuzuarit do të provojnë se ka dashje eventuale në këtë rast, pasi që i akuzuari ka qenë në dijeni për pasojën që mund ta shkaktojnë veprimet e tij.

Në anën tjetër mbrojtësi i të akuzuarit Mehmeti, avokati Labinot Buzuku e ka elaboruar fjalën e tij hyrëse të cilën paraprakisht e ka dorëzuar në formë të shkruar.

Ai fillimisht i shprehi ngushëllime familjes Haxholli në emër të tij personal si dhe në emër të familjes Mehmeti.

Gjithashtu lexoni:

Plumbat në radhët e policëve, thirrje për trajnime më të gjata në Policinë e Kosovës

Ish-drejtori i Policisë: Shkarkimin tim nga kryeministri Thaçi, e kuptova nga televizioni

30 ditë paraburgim naj të dyshuarit për shpërthimin e veturës së drejtorit të QKUK-së

Arrestohet një polic në Gjilan, dyshohet për dhunë në familje

Shqiptarë e serbë të arrestuar për spiunazh: Si rrezikohet Kosova?

KosovaNewss 14/04/2023 14/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
19:54 -11/05/2025
KEK mohon pretendimet e gazetarit Lirim Mehmetaj: “Dezinformatë për diskreditim të padrejtë”
17:22 -11/05/2025
Motoçiklistët e humbur dje nuk ishin nga Suhareka, pjestarët nga “Theranda Motocross” i gjetën 4 turistët nga Prishtina që humben në malet Shterpcës
16:50 -11/05/2025
Fejza e LVV-së ngre shqetësime për etikën akademike të Lushaku-Sadriut – publikon vendim i Senatit të UP-së
15:41 -11/05/2025
Plumbat në radhët e policëve, thirrje për trajnime më të gjata në Policinë e Kosovës
14:43 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?