KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vrasja e Nikulajt, avokati shqiptar nga Londra flet për “vendimet” e gjykatës britanike
Rajon

Vrasja e Nikulajt, avokati shqiptar nga Londra flet për “vendimet” e gjykatës britanike

Kosova News
Kosova News 14:12 -01/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Mund të zgjasë edhe disa muaj ekstradimi i Edmond Haxhisë dhe 3 bashkëpunëtorëve anglezë, të arrestuar në Londër si të dyshuar për atentatin ndaj Ardian Nikulajt në Shëngjin.

Avokati Naim Hasani gjatë një interviste u shpreh se gjykatës britanike do t’i duhen disa muaj që të shqyrtojë provat që do t’i dërgohen nga Shqipëri anë mënyrë që të bëhet ekstradimi i tyre.

Duke e cilësuar si një proces jo të thjeshtë, Hasani tha se do të jetë gjykata britanike, e cila do të shqyrtojë nëse provat janë të mjaftueshme, megjithatë shtoi ai nuk beson se gjykata do t’u qëndrojë në mbrojtje

‘Do të mbahen ‘arrest me burg’ deri sa të zhvillohet gjyqi i tyre. Gjykata britanike do të shqyrtojë me kujdes kërkesën e Shqipërisë për ekstradim. Do të ketë një periudhë disa mujore që gjykata të shqyrtojë të gjitha provat. Nëse gjykata jep vendim për t’u ekstraduar të dyshuarit do të ekstradohen. Nuk është proces i thjeshtë, por duhet të ketë një proces të drejtë dhe Shqipëria të garantojë që do të ketë një gjyq të paanshëm dhe të drejtë dhe jo paragjykuese.

Procesi i ekstradimit është proces i qartë në Britani vendimet i merr MB. Por duke qenë se janë të përfshirë shtetas britanikë të mirëfilltë, gjykata do të ushtrojë një kujdes të veçantë, nëse provat janë të mjaftueshme. Por nuk s’besoj se gjykata britanike do të qëndrojë si mbrojte për të akuzuarit, por do ti ekstradojnë në Shqipëri.’– tha Hasani në Report Tv.

10 ditë zgjati arratia e grupit kriminal, që ekzekutuan pasditen e 19 prillit, biznesmenin në Shëngjin, Ardian Nikualaj. Policia angleze arrestoi në Britani të Madhe, Edmond Haxhinë, porositësi dhe organizatori i atentatit mafioz, si edhe 3 bashkëpunëtorët anglezë që kanë luajtur rolin e vëzhguesit, Thomas Mithan dhe Steven Hunt, 35 dhe 49 vjeç si dhe Harriet Bridgeman. Për këtë ngjarje, vijon të jetë në kërkim ekzekutori, portugez Ruben Saraiva dhe anglezi, Harry Simson. 

Referuar deklaratës zyrtare të bërë më herët nga kryepolici, Muhamet Rrumbullaku, ngjarja ka ardhur për motive gjakmarrjeje, e dyshimet shtohen më shumë se ky është shkaku për faktin se porositësi Edmond Haxhia është kushëri i Lekstakajve, fisi me të cilën biznesmeni ishte në hasmëri. Nikulaj ishte në hasmëri me familjen Lekstakaj që prej vitit 1996, e ndërsa nga palët nuk ka pasur asnjë tentativë për t’u pajtuar. 

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 01/05/2023 01/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
17:58 -12/07/2026
Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?