Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të dalin para gjykatës të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, për vrasjen e Liridona Ademajt.
Në seancën e kaluar, Prokuroria ka ngritur dyshimet se krimi i rëndë ndodhi për arsye të përfitimit financiar.
E në seancën e 29 janarit, Murseli tha para trupit gjykues se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për ta vrarë bashkëshorten. Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në rrugën “Dalip Alshiqi” në fshatin Bërnicë të Prishtinës.


