Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci ka reaguar pas vrasjes së rëndë ku një grua mbeti e vdekur pasi u qëllua më sëpatë nga bashkëshorti i saj në Prishtinë. Krimi brenda familjes ndodhi mëngjesin e së premtes në rrugën “Mark Isaku” në kryeqytet, raporton KosovaNews.
Nagavci u shpreh se Kosova sot u trondit nga ky lajm i rëndë cili erdhi në kohën kur në shkollat e Kosovës, ora e parë e mësimit po i dedikohej parandalimit të dhunës ndaj gruas, si pjesë e Kampanjës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”.
Ajo tha se këtë rast, e bën edhe më të rëndë fakti se kjo grua që u vra sot ishte mësimdhënëse në një shkollë të kryeqytetit dhe do të mungojë sot e përgjithmonë te nxënësit e saj.
“Vrasja e grave dhe vajzave është një nga temat më të dhimbshme të shoqërisë sonë. Prandaj, ne si institucione, bashkë me të gjithë akterët tjerë, të kujdesemi më shumë, që ngjarje të tilla të mos ndodhin.
Po ashtu, të punojmë sot që t’i edukojmë fëmijët tanë, vajzat e djemtë, se e ardhmja do të jetë e sigurtë vetëm si të barabartë dhe pa dhunë”, shkroi tutje Nagavci në Facebook.