Njësitet policore e kanë ndaluar një shofer për mos respektim të kufizimit të shpejtësisë në zonën urbane.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se Trafikut gjatë patrullimit me veturën me PAJISJE INTELIGJENTE ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 84 km/h në zonën urbane ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.
Bëhet e ditur se për këtë i njëjti është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 6 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.


