“‘Sunny Hill’ ka ofertë edhe prej Tiranës”, kishte deklaruar kryetari i Prishtinës Përparim Rama në seancën kur Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar që kompanisë “Sunny Hill” t’i jepet prona 17-hektarëshe në Bërnicë të Poshtme në shfrytëzim për 99 vjet.
Se a ka pasur kërcenim nga babai i yllit botërorë, Dukagjin Lipa që nëse nuk ia plotësojnë të gjitha kërkesat që ai i kishte paraparë do ta qoj festivalin “Sunny Hill” në Tiranë, e konfirmon edhe vetë kryetari i Prishtinës Përparim Rama.
Ai në këtë mbledhje të Kuvendit Komunal shtonë se nëse nuk e marrim ashtu me ato kërkesa, mund të shkoj në Tiranë e Shkodër.
“Nëse ne nuk e marrim ashtu, mundet të shkojë në Tiranë, në Shkodër. Nuk i vyen Prishtina ‘Sunny Hillit’, por Prishtinës i vyen ‘Sunny Hill Festival’”, kishte deklaruar Rama.
Çfarë kishte thënë opozita në Prishtinë
Në komunën e Prishtinës, vendimi për dhënien e tokës ishte përcjellë me debate të ashpra, pasi opozita ishte kundër dhënies prej 17 hektarësh në pronësi të një kompanie për kaq shumë vjet. Për të votuar, VV dhe dy partitë e tjera opozitare, AAK dhe AKR, kërkuan të ndryshohen disa pika.
“Një pronë publike prej 17 hektarësh, përafërsisht është 30 fusha futbolli, po ja japim një kompanie. Jemi fuqishëm t’i ndajmë parcelë ‘Sunny Hillit’, por duhet të arrihet një barazi interesi”, ka thënë shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla.
Sipas tij, kontrata ka më shumë obligime sesa përfitime për Komunën e Prishtinës.
“Nuk jemi kundër, por janë diskutabile disa pika. Ndërprite sot dhe kthehu pas dy apo tri dite me një kontratë më të favorshme dhe na keni të gjithë asamblistëve pro.
Kjo është letra që Dukagjin Lipa ia dërgoi Osmanit, Kurtit, Gërvallës e Çekut pas dështimit të Festivalit Sunny Hill
Festivali më i madh që u organizua disa herë në Kosovë, “Sunny Hill”, sivjet nuk do të mbahet në Kosovë. Organizatorët janë tërhequr.
Ky vendim erdhi si pasojë e zvarritjes së procedurave nga ana e Qeverisë për ta bërë të mundur mbajtjen e festivalit. Organizatorët i kanë njoftuar krerët e shtetit dhe ministrat se nuk do ta mbajnë festivalin në Prishtinë.
Dukagjin Lipa, ka publikuar edhe letrën që ia ka dorëzuar presidentes, kryeministrit, ministrës së jashtme dhe ministrit të kulturës.
“Sunny Hill sjell disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore në Prishtinë, krijon publicitet masiv për vendin tonë në tërë botën (vlera e publicitetit ndërkombëtar të krijuar vetëm nga edicioni i fundit është llogaritur në vlerën prej 23 milionë eurove si dobi direkte për imazhin e shtetit), ka sjell deri në 10 (dhjetë) milionë euro për ekonominë e kryeqytetit, si dhe promovon vlerat më të mira të kulturës, muzikës dhe rinisë tonë nëpër botë. Për më shumë, me dhjetëra mijëra njerëz ose mbi 50 për qind të pjesëmarrësve në Sunny Hill Festival në çdo edicion kanë ardhur nga jashtë Kosovës, nga më shumë se 40 vende të ndryshme të botës’, thuhet ndër të tjera në letrën e Dukagjin Lipës dërguar krerevë të shtetit.
Ky festival ndërkombëtar tashmë do të mbahet në Tiranë.