KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Votimi për Institutin e Krimeve të Luftës, Kurti: Vetëm me respekt për të kaluarën mund të kemi një të ardhme të ndritur
Politikë

Votimi për Institutin e Krimeve të Luftës, Kurti: Vetëm me respekt për të kaluarën mund të kemi një të ardhme të ndritur

Kosova News
Kosova News 11:11 -14/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e së mërkurës Projektligjin për Institutin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Ashtu siç ka raportuar KosovaNews, Instituti për Krimet e Luftës është votuar nga i gjithë kabineti qeveritar.

Në këtë rast, kryeministri Albin Kurti ka thënë se vetëm me respektimin e së kaluarës mund të ketë një të ardhme të ndritur.

“Instituti i krimeve të kryera gjatë luftës do të themelohet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Vetëm me respektimin e duhur të së kaluarës mund të kemi një të ardhme të ndritur”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se projektligji përcakton kompetencat dhe përgjegjësit e Institutit.

Duhet theksuar se synimet ishin që në Qeverinë Kurti I të bëhej ky institut, por ndërrimi i dy qeverive bëri që të ngecë procesi i rithemelimit të Institutit për Krime Lufte.

Ekzekutivi aktual me të marrë mandatin shprehu gatishmërinë dhe synimin që pas miratimit të programit qeverisës, ta themelojë grupin e ri punues për këtë institut.

Grupi në fjalë është përbërë nga zyrtarë të Ministrisë dhe anëtarë të shoqërisë civile, përfshirë këtu organizata të profilizuara në çështjen e dokumentimit të krimeve të luftës.

Dhe tashmë pas mbarimit të gjithë procedurave Qeveria e Kosovës sot e votoi themelimin e Institutit për Krimet e Luftës.

Kujtojmë se Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës ishte hapur në vitin 2011, ndërsa u mbyll në vitin 2018 me vendim të Ministrisë së Drejtësisë së atëhershme.

E pas kaq vitesh Qeveria e tashme nën udhëheqjen e Albin Kurti ka vendosur që ta themeloj këtë institut, që do t’i dokumentojë krimet e luftës që ka bërë Serbia në Kosovë./KosovaNews/

Qeveria sot voton Institutin për Krimet e Luftës (Dokument)

Gjithashtu lexoni:

Kurti uron ShBA-në: Qoftë e përhershme aleanca e shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë

Sekuestrohen mbi 100 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare Merdare

LDK-ja dorëzon në orën 14:30 lëndën në Kushtetuese për komisionin për votim të fshehtë

Osmani: Nëse s’ka konstituim të kuvendit brenda 30-ditësh do të ketë pasoja juridike

Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit

Kosova News 14/09/2022 14/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Kurti uron ShBA-në: Qoftë e përhershme aleanca e shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë
13:33 -04/07/2025
Rrokulliset një autobus në Gjermani, 23 të plagosur rëndë
13:03 -04/07/2025
Sekuestrohen mbi 100 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare Merdare
12:28 -04/07/2025
LDK-ja dorëzon në orën 14:30 lëndën në Kushtetuese për komisionin për votim të fshehtë
12:00 -04/07/2025
Osmani: Nëse s’ka konstituim të kuvendit brenda 30-ditësh do të ketë pasoja juridike
11:52 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?