KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Votimi i mërgatës dhe afatet e dërgimit të fletëvotimeve bëhet diskutim në KQZ
Politikë

Votimi i mërgatës dhe afatet e dërgimit të fletëvotimeve bëhet diskutim në KQZ

Kosova News
Kosova News 15:14 -24/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Anëtari i KQZ-së nga VV, Alban Krasniqi, në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se afatet e propozuara nga sekretariati rrezikojnë votimin e mërgatës dhe se dërgimi i fletëvotimeve origjinale nga 12 dhjetori është praktikisht i pamundur të mbërrijnë me kohë për shkak të vonesave postare.

“E vërteta është se pas zgjedhjeve të fundit ne kemi diskutuar të gjejmë një formë ta përmirësojmë procesin. Kur kemi zgjedhje të rregullta ka pasur konsensus të japim fletëvotime të rregullta origjinale. Opsioni i fletëvotimeve të rregullta është deri më 5 janar të mos mundën të arrijnë te votuesit në mënyrë që ata të mund të dërgojnë përmes adresave postare. Afatet që na kanë dhënë sekretariati pamundësojnë votimin e mërgatës. Neve nuk na ka ardhur ende raporti, është mirë që të vijë me urgjencë edhe votimi me asistencë. Opsioni i dytë nga sekretariati besoj që ky raport do të bëhet publik, është opsioni i cili nënkupton format të avancuar të votimit përmes postës që janë marrë masa shtesë për shkak të sigurisë së dërgesës. Gjithashtu duhet pasur parasysh që edhe ky opsion ka pengesat e tyre kohore sepse disa nga postat meqenëse është fundviti do të ketë vonesa në dërgimin e fletëvotimeve. 12 dhjetori është data ditë kur fillon votimi përmes postës nga raporti dhe konfirmimi, datat deri kur mundemi me mbërritë fletëvotimet origjinale do të jetë deri më 5 janar, plotë 7 ditë do kemi situata ku do të harxhojmë para, do të bëjmë komedi. Gjatë balotazhit 60 për qind e mërgatës që kanë pritur t’i vijë zarfi nuk kanë mundur të sjellin zarfin. Është e dhimbshme kur kemi realitet të tillë. Asnjë akt ligjor nuk mund t’i kundërvihet të drejtës që kanë këta qytetarë për të mund të votojnë gjatë këtij procesi zgjedhor. Cënon të drejtën e këtyre qytetarëve për të votuar. Ne kemi pasur disa përplasje gjatë procesit të zgjedhjeve parlamentare, kur del shpif në mënyrë zyrtare në emër të organizatave natyrisht që përbën mohimin e të drejtës së njeriut, kjo po cënon lirinë e demokracisë sepse po rrit nivelin e dezinformimit. Mendoj që do të bëjë dëm procesit zgjedhor, do ta cënojë integritetin dhe demokracinë. Keni mijëra zarfa, fletëvotime që kanë qenë për kryetarë të ndryshëm në zgjedhjet e fundit sepse janë ardhur me vonesë dhe askush për këtë nuk është duke u shqetësuar. Jam i sigurt, të ishin vota të Listës Serbe do ishin çu të gjithë në këmbë.”

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, tha se KQZ-ja përcakton procedurat, afatet dhe rregullat për votimin me postë, ndërsa e drejta e votës bazohet në ligj.

Ai theksoi se për herë të parë në zgjedhjet lokale është zhvilluar një proces i diasporës me integritet, duke dërguar fletëvotime origjinale dhe duke respektuar plotësisht rregullat ligjore.

“KQZ përcakton procedurë, afatet dhe rregullat me postë. E drejta për të ushtruar votën bazohen me ligj. Ajo çka unë më vjen mirë është se për herë të parë në zgjedhjet lokale kemi pasur një proces zgjedhor të diasporës me integritet. Pa çka nëse dikujt s’i ka shkuar fletëvotimi, kemi pasur një proces me integritet. Për herë të parë kemi dërguar fletëvotime origjinale dhe ata kanë votuar siç e do rendi dhe ligji. Unë nuk do të doja për asnjë çmim të kthehemi në 9 shkurt, sekretariati është i obliguar të zbatojë sipas rregullores. Uroj që të mos ketë asnjë aplikim online por të jenë të gjithë këtu të votojnë bashkërisht”, tha ai.

Anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi, tha se dërgimi i fletëvotimeve me postë po rezulton problematik për shkak të vonesave që nuk varen nga institucioni.

Ai theksoi se sekretariati ka detyrimin të gjejë metoda që mos të dëmtohet procesi zgjedhor dhe të sigurohet realizimi i së drejtës së votës për qytetarët.

“Kushdo e kupton qartë si është, u thanë shumë gjëra. Jam për se kanë fut sekretariatin në buxhet, dërgimin personal do të ishte absurde që ka saktësisht rezultatin zero vetëm me shpenzu kot. Nuk e di pse duhet me shpenzu kot, meqenëse është kështu detyrë e sekretariatit është me gjet metoda të mos lëndohet procesi, mendoj që pa marrë parasysh herë pajtohemi e herë nuk pajtohemi vendimet e gjykatave ato janë zbatuar. Disa nga përfaqësuesit e subjekteve janë kundër veprimeve që janë jo të parapara në rregullore. E kemi obligim ligjor realizimin e së drejtës së votës sepse ne e menaxhojmë procesin, duhet me gjet rrugë më të mira që qytetarëve me ia mundësu shprehjen e vullnetit. Po shihet se dërgimi me postë do të jetë problematik për shkak të vonesave që nuk varen nga ne, nuk po mundemi me i detyru. Ne duhet t’i besojmë a është më i rëndë mohimi praktik i së votës, apo a është më e rëndë. Që do të lëndohet procesi nëse ndodh që fletëvotimet të jenë me email, mirë kishte me qenë ne si institucion për menaxhim të zgjedhjeve me mundësuar të drejtën e votës”, ka thënë Kurteshi.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikimin elektronik

Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog

Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik

Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin

Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe

Kosova News 24/11/2025 24/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Pengohen aeroplanët mbi Lipjan, Prokuroria nis hetimet
10:32 -17/07/2026
Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike
09:53 -17/07/2026
Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 1.60 euro për një litër
09:43 -17/07/2026
Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela
09:06 -17/07/2026
Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi
09:05 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?