Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, premtoi sot kthimin e shpejtë të emigrantëve të parregullt dhe shtypjen e “biznesit brutal” të kontrabandës së njerëzve, gjatë një vizite në ishullin Lampedusa, ku zbarkuan pothuajse 7000 emigrantë në ditë në këtë javë.“Ne do të vendosim se kush do të vijë në Bashkimin Evropian dhe në çfarë rrethanash. Jo kontrabandistët”, tha von der Leyen pasi vizitoi ishullin së bashku me kryeministren italiane Giorgio Meloni, raporton AP. Ajo ofroi mbështetje për “eksplorimin e opsioneve për të zgjeruar misionet ekzistuese detare në Mesdhe ose për të punuar në misione të reja”.

Von der Leyen: Ne vendosim se kush dhe në çfarë kushtesh mund të vijë në BE, jo kontrabandistët
Gjithashtu lexoni:
Kosova News