KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Von der Leyen, Costa e Kallas nominohen për postet kryesore në BE
Botë

Von der Leyen, Costa e Kallas nominohen për postet kryesore në BE

Kosova News
Kosova News 09:35 -28/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar mbrëmë vonë, që Ursula von der Leyen nga Gjermania, të nominohet për mandatin e dytë si presidente e Komisionit Evropian. Por, ata u pajtuan gjithashtu, që ish-kryeministri i Portugalisë Antonio Costa të nominohet për president i Këshillit Evropian, kurse Kaja Kallas, kryeministre aktuale e Estonisë, për Shefe të Politikës e Jashtme të BE-së, raporton RTK duke cituar Der Shpigel.

Falë pajtimit të partive kryesore evropiane, Samiti i liderëve të 27 shteteve të Bashkimit Evropian vendosi mbrëmë vonë që politikania nga Gjermania nga radhët e Unionit Demokristian Gjerman CDU, Ursula von der Leyen, të nominohet për mandatin e dytë si presidente e Komisionit Evropian.

Gjithashtu, liderët e 27 shteteve anëtare u pajtuan që ish-kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, nga radhë e socialdemokratëve të nominohet për presidente i Këshillit Evropian, kurse Kaja Kallas, kryeministre aktuale e Estonisë nga radhët e liberalë e  të emërohet shefe për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian. Pas vendimit, Kancelari Olaf Scholz uroi treshen e nominuar për tri postet qendrore të BE-së. “Një sinjal i rëndësishëm. Me ta ne mund të ecim përpara shpejt dhe mirë”, shkroi Scholz në platformën X mbrëmë vonë. 

Vetë kryeministrja aktuale e Estonisë Kaja Kallas, që pritet të udhëheq edhe dialogun Kosovë-Serbi, u shpreh e lumtur për besimin e dhënë.

“E nderuar që nominohem si kandidat për Përfaqësues të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Besimi juaj do të thotë shumë.  Ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për të siguruar që Evropa të jetë një partner efektiv global për t’i mbajtur qytetarët tanë të lirë, të sigurt dhe të begatë” ka shkarua ajo në platformën X.

Von der Leyen, duhet të zgjidhet nga shumica në Parlamentin Evropian, kurse votimi do të bëhet në javën e tretë të korrikut dhe konsiderohet si pengesa më e lartë në rrugën drejt një mandati të dytë në detyrë.  Arsyeja është se zgjedhjet mbahen me votim të fshehtë dhe von der Leyen ka një numër relativisht të madh kritikësh në parlament.  Në zgjedhjet e saj në vitin 2019, ajo mori vetëm nëntë vota më shumë sesa duhej. Von der Leyen kishte njoftuar menjëherë pas zgjedhjeve evropiane se donte të vazhdonte bashkëpunimin e mëparshëm me socialdemokratët dhe liberalët. Kjo aleancë me tre parti do të kishte një shumicë komode prej rreth 400 nga 720 vota në parlament.

Për procesin e zemëruar ka mbetur vetëm Kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Ajo kritikoi faktin se, pavarësisht rezultatit të mirë të partisë së saj Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë) në zgjedhjet evropiane, ajo nuk ishte e përfshirë drejtpërdrejt në diskutimet për përzgjedhjen e liderëve të institucioneve kryesore të BE-së. Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán gjithashtu ka kritikuar procedure e nominimeve.

Por mbrëmë, disa liderë  të vendeve anëtare u përpoqën të qetësonin situatën duke thënë se nuk bëhej fjalë për përjashtimin e askujt.  Nga ana e tij kryeministri polak Donald Tusk Tusk tha mes tjerash se “Nuk ka Evropë pa Italinë dhe nuk ka vendim pa Kryeministren Meloni. Kjo është shumë e qartë”, theksoi Tusk.

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Kosova News 28/06/2024 28/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?