KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Von Cramon kërkon përparim në dialog para zgjedhjeve në BE
Politikë

Von Cramon kërkon përparim në dialog para zgjedhjeve në BE

Kosova News
Kosova News 14:26 -15/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i bëri thirrje udhëheqjes në Kosovë që të bëjë përparim në dialogun me Serbinë, përfshirë edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, para se blloku evropian të mbajë zgjedhje më 9 qershor.

Gjatë një konference në Prishtinë pas një vizite disaditore në Kosovë, von Cramon u shpreh e brengosur për mbështetjen që mund të ketë Kosova në PE pas zgjedhjeve të qershorit. Ajo tha se sondazhet kanë treguar për një rritje në Evropë të partive të djathta, e veçmas të ekstremit të djathtë.

“Mendoj se një përbërje e re e Parlamentit Evropian mund të ketë efekt në raport me Kosovën dhe shtetet e tjera të cilat potencialisht mund të jenë shtete kandidate për anëtarësim në BE”, tha ligjvënësja evropiane.

Sipas von Cramon, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja, ka pasur përparim. Por, ajo tha se vitin e kaluar është bërë “një gabim i madh”, pasi palëve nuk u është kërkuar të nënshkruajnë Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit, e as Aneksin për zbatimin e saj.

Pavarësisht trysnisë ndërkombëtare që palët ta zbatojnë marrëveshjen, blloku evropian ka thënë se ajo nuk po zbatohet.

Marrëveshja për normalizim, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Marrëveshja Bazë e arritur në shkurt të vitit të kaluar në Bruksel, e më pas Aneksi për zbatimin e saj që u arrit në mars në Ohër, nuk u nënshkruan. Por, BE-ja ka thënë se marrëveshja është ligjërisht e obligueshme për palët.

“Mendoj se vitin e kaluar është bërë një gabim për Marrëveshjen e Ohrit, duke mos insistuar në nënshkrimin e Marrëveshjes [Bazë] dhe Aneksit [të zbatimi] nga të dyja anët. Mendoj se ky ka qenë një gabim i madh. Mendoj se nëse e vonojmë procesin mund të kemi probleme, sepse i kemi zgjedhjet në BE në verë dhe pastaj mund të vijnë në fuqi disa individë që nuk e përkrahin shumë Kosovën. Pastaj ne kemi Gazën, Ukrainën, Tajvanin gjëra të ndryshme, probleme të ndryshme dhe jam e brengosur që në fund të ditës askush nuk brengoset për dialogun”, tha von Cramon.

Eurodeputetja tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një kërkesë legjitime, duke shtuar se Kosova duhet të dalë me një propozim për formimin e tij dhe të ratifikojë marrëveshjen për këtë gjë.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013, dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Në tetor të vitit 2023, përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, ua paraqitën palëve, Kosovës dhe Serbisë, draft-statutin për formimin e Asociacionit, të cilin kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e pranuan në parim.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse

Kosova News 15/01/2024 15/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?