KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vojvoda e Jashari optimistë për rezultat pozitiv ndaj Zvicrës dhe Suedisë
Sport

Vojvoda e Jashari optimistë për rezultat pozitiv ndaj Zvicrës dhe Suedisë

Kosova News
Kosova News 16:35 -03/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy yjet e kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda dhe Muharrem Jashari ndihen optimistë për rezultate pozitive në ndeshjet kualifikuese ndaj Zvicrës dhe Suedisë.

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali para nisjes për në Bazel, ku të premten do të luajë kundër Zvicrës, në ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Vojvoda, ka theksuar rëndësinë e përkrahjes së bashkatdhetarëve në ndeshjen e parë në Bazel.

“Atmosfera është shumë e mirë. E dimë se na presin dy ndeshje të vështira. E dimë sa e vështirë është të luash në Zvicër, por e dimë po ashtu se do të kemi shumë përkrahje nga tifozët”.

“Djemtë janë të gjithë të përgatitur dhe stërvitjet po shkojnë shumë mirë dhe po bëhemi gati të shkojmë atje të marrim 3 pikë. Qëllimi ynë është të marrim 6 pikë, por sigurisht se do të jetë e vështirë pasi të dyja ekipet janë favorite, por ndonjëherë më mirë është kështu, sepse nuk është presioni tek ne por te ata”.

“Ne po bëhemi gati për të fituar tri pikë si në Zvicër, ashtu edhe në shtëpi kundër Suedisë dhe shpresoj se ashtu do të jetë”, ka thënë Vojvoda për faqen zyrtare të FFK-së.

Edhe mesfushori Muharrem Jashari është optimist se ekipi do të ketë paraqitje të mirë dhe do të arrijë rezultat pozitiv.

“Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen me Zvicrën. Atmosfera është e mirë dhe presim një rezultat pozitiv, pasi e kemi analizuar kundërshtarin në pikat e forta dhe të dobëta”.

“Normalisht se në Zvicër na pret një përkrahje shumë e madhe dhe shpresoj të bëjmë më të mirën, të nxjerrim rezultat pozitiv dhe tifozët të jenë të kënaqur me paraqitjen tonë”, ka thënë Jashari për faqen zyrtare të FFK-së

Gjithashtu lexoni:

Francë – Marok, formacionet zyrtare

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Kosova News 03/09/2025 03/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor
13:20 -10/07/2026
Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?