Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për vjedhjen e një telefoni në vlerë 1300 euro.
Sipas njoftimit të Policisë ai ka i ka vjedhur telefonin një gruaje dhe e ka shitur në një dyqan të telefonave në Vushtrri.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur më 8 dhjetor në Prishtinë.
“Me datën 27.12.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se ia kishte vjedhur telefonin celular në vlerë 1300 euro viktimës femër kosovare. I dyshuari telefonin e kishte shitur te një mobi-shop në Vushtrri i cili është sekuestruar dhe i kthehet viktimës:, thuhet në njoftimin e Policisë.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./KosovaNews


