Një 64-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se të hënën ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash dhe stoli ari në një shtëpi në Junik.
Sipas njoftimit të Policisë N.V. e ka pranuar fajësinë.
“I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe i njëjti ka pranuar se ka kryer veprën penale. Tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një shumë e parave si dhe ari i vjedhur. Po ashtu edhe mjeti me të cilën është kryer vepra penale e vjedhjes së rendë është gjetur dhe sekuestruar”, thuhet në njoftim.
Pas intervistimit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, thuhet se të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48- orë.


