Katër persona janë arrestuar të mërkurën në Pejë për vjedhje të disa mjeteve, përfshirë një veturë, traktor, televizor, kompjuter dhe dru.
Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se pas intervistimit dy nga të dyshuarit me urdhër të Prokurorit shtetit janë ndaluar për 48 orë, gjersa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
“Më datë 24. 01. 2024 janë identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar: M.H. i lindur me 2000, K.V. i lindur me 2002, E. H. i lindur me 2002, A.G. i lindur më 2002”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Arrestohen katër persona të dyshuar për vepëra penale ‘Vjedhje e rendë’ dhe ‘vjedhje në tentativë’
Pejë, 26. janar 2024
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Istog, gjatë muajit janar 2024 nga ankuesit është njoftuar se në fshatin Lubozhdë – Istog, janë thyer disa shtëpi me ç’ rast janë vjedhur:
– Një veturë WV Pasat ngjyrë hiri
– Plug Traktori
– Një televizor
– Një Kompjuter
– Dru për djegie.
Policia menjëherë ju ka përgjigjur të gjitha rasteve dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes.
Hetuesit e Stacionit Policor Istog, në mënyre intensive kanë punuar për ndriçimin dhe arrestimin e kryerësve të këtyre veprave penale.
Me datë 24. 01. 2024 janë identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar:
1. M. H. i lindur me 2000.
2. K. V. i lindur me 2002.
3. E. H. i lindur me 2002
4. A. G. i lindur me 2002.
Pas intervistimit dy të dyshuarit e parë me urdhër të Prokurorit shtetit janë ndaluar për 48 orë, gjersa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullte.
Rasti vazhdon të hetohet.