KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vjen reagimi i Ambasadës Amerikane pas Marrëveshjes SHBA- Kosovë për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim
Siguri

Vjen reagimi i Ambasadës Amerikane pas Marrëveshjes SHBA- Kosovë për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim

Kosova News
Kosova News 17:11 -13/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasada Amerikane në Kosovë ka komentuar marrëveshjen e arritur në mes Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari dhe Drejtorit të J6 në Komandën Evropiane të SHBA-së, Gjeneral Major John Phillips, për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim.

Në një postim në platformën “X”, ambasada amerikane ka thënë se kjo marrëveshje është një hap i madh përpara në bërjen e të dy shteteve tona më të forta dhe më të sigurta.

“Sot, Gjeneral Major John Phillips dhe Toger Gjeneral Bashkim Jashari nënshkruan një marrëveshje kyçe mbrojtëse midis Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës: Memorandumin e Marrëveshjes për Ndërveprimin dhe Sigurinë e Komunikimeve (CISMOA). Kosova bëhet partneri i 33-të global që nënshkruan CISMOA-n, duke rritur komunikimet dhe ndërveprimin e sigurt. Një hap i madh përpara në bërjen e të dy kombeve tona më të forta dhe më të sigurta. Urime FSK-së!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane, transmeton Telegrafi.

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke komentuar marrëveshjen e arritur në mes Komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari, dhe Drejtorit të J6 në Komandën Evropiane të SHBA-së, Gjeneral Major John Phillips.

Kurti ka shkruar në Facebook se ky kjo marrëveshje është si rezultat i një marrëveshje të arritur në mes tij dhe ish-ambasadorit Jeffrey Hovenier.

“Më 24 gusht të vitit 2023, bashkë me atëherë ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier nënshkruam marrëveshjen mbi masat e sigurisë me qëllim të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar, duke e fuqizuar kështu edhe më shumë bazën e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në fushën e sigurisë. Sot, ajo marrëveshje po konkretizohet edhe më tej nga Forca jonë e Sigurisë dhe J6 e Komandës Evropiane të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me një marrëveshje të veçantë për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim. E përgëzoj Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant, Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci për këtë arritje të rëndësishme në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së dhe shpreh mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e ngushtë, veçanërisht në fushën e mbrojtjes”, ka shkruar Kurti.

Ky memorandum përfaqëson një marrëveshje kyçe të mbrojtjes ndërmjet Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe FSK-së, duke mundësuar shkëmbimin e sigurt të informacionit, kriptimin e komunikimeve dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar ushtarake.

Me këtë akt, Kosova bëhet partneri i 33-të global që nënshkruan CISMOA, siç është bërë e ditur nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, e cila theksoi se kjo marrëveshje “rrit komunikimet e sigurta dhe ndërveprueshmërinë” ndërmjet forcave të dy vendeve.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku pret në takim ambasadorin suedez

FSK-ja dhe Policia e Kosovës gjejnë personin e zhdukur në Kllokot

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorin e Italisë në Kosovë

Kompania “Pastrimi” ndërpret grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë

Hyseni pas vendimit të OshP-së: Fund i padrejtësive shumëvjeçare, Gjilani do ta ketë stadiumin e merituar

Kosova News 13/05/2025 13/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Kololli ia siguron Sionit një pikë të rëndësishme
22:44 -13/05/2025
Zelensky uron Ramën: Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore
22:17 -13/05/2025
Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë
21:36 -13/05/2025
Wirtz në bisedime me Cityn
21:19 -13/05/2025
Abdixhiku pret në takim ambasadorin suedez
21:17 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?