Një burrë është arrestuar në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht nusen e djalit.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktimës më pas i është ofruar trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht nusen e djalit, viktimën femër kosovare, viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


