KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vizita e Kurtit që shkaktoi “tërmet” në Shkup e Beograd, presidentja Osmani jep një përgjigje për kritikuesit: Keqkuptim i vogël që tejkalohet
Politikë

Vizita e Kurtit që shkaktoi “tërmet” në Shkup e Beograd, presidentja Osmani jep një përgjigje për kritikuesit: Keqkuptim i vogël që tejkalohet

Kosova News
Kosova News 14:07 -15/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në dy komunat me shumicë shqiptare, Tetovë dhe Çair ka trazuar politikën e rajonit, duke sjellë reagime të ashpra në Maqedoni të Veriut, në Serbi nga presidenti i këtij vendi, por për çudi edhe nga disa politikanë e subjekte në Kosovë.

Kryeministri Kurti ka qëndruar ditë më parë në Maqedoni të Veriut me ftesë të kryetarit të Çairit, Visar Ganiu dhe atij të Tetovës, Bilall Kasami. Në Çair, Kurti ka marrë pjesë në përurimin e një rruge me emrin e veprimtarit Adem Demaçi, e ndërsa në Tetovë është pritur nga mijëra qytetarë me flamuj e simbole kombëtare shqiptare.

Pas kësaj vizite ka reaguar presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, i cili ka kërkuar që organizatorët të sanksionohen për “provokime nacionaliste”, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur skandal vizitën që bëri Kurti, pasi sipas tij kryeministri i Kosovës në Tetovë “ka promovuar idenë e Shqipërisë së Madhe”.

E për çudi në këtë linjë me kritikat e reagimet e Pendarovskit e Vuçiqit kanë qenë edhe disa politikanë e subjekte politike nga Kosova, të cilët konsiderojnë se vizitat e tilla përçajnë shqiptarët.

Por gjithë këtyre pretendimeve një përgjigje u ka dhënë të martën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila deklaroi se vizita e kryeministrit Albin Kurti në Maqedoni të Veriut të premten që lamë pas, është keqkuptuar.

Sipas saj, shfaqja e flamurit të “Shqipërisë etnike” në mesin e përkrahësve të Kurtit në Tetovë është thjesht lëvizje e një qytetari dhe jo diçka e organizuar.

Osmani në konferencën për media të mbajtur me rastin e vizitës në Komunë e Dragashit tha se Maqedonia e Veriut është një prej fqinjëve më të çmuar të Kosovës.

“Lëvizje e një qytetari dhe jo diçka e organizuar… Në tubime askush nga organizatorët nuk e kontrollon çdo qytetar se çka ka në dorë, por kjo është si parim. Natyrisht, nëse institucionet e Maqedonisë së Veriut kanë ndonjë shqetësim, e vetmja kërkesë e jona si institucione të Republikës të Kosovës është që gjithçka të bëhet në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, standardet më të larta ndërkombëtare të mbrojtjes së komuniteteve joshumicë, dhe duke respektuar gjithmonë rolin shtetformues që komuniteti shqiptar ka pasur në ndërtimin e shtetit të Maqedonisë së Veriut dhe këtë rol të jashtëzakonshëm vazhdon ta luajë edhe sot, dhe këtë e dinë institucionet e Maqedonisë së Veriut… Kjo besoj që është një keqkuptim i vogël, që kur kemi vullnet të dyja palët, siç e kemi dëshmuar gjithnjë, tejkalohet, duke e ditur që të gjitha institucionet e Kosovës janë të interesuara vetëm për relacione pozitive gjithnjë në rritje me Maqedoninë e Veriut”, tha Osmani.

Kryeministri Kurti në përfundim të vizitës në Tetovë: Ta ndihmojmë e përkrahim njëri-tjetrin, për hir të njëri-tjetrit jo kundër ndokujt tjetër
“Mirë se erdhe Kryeministër”, pritja e Kurtit me flamuj edhe nëpër ballkone nga qytetarët në Shkup (VIDEO)
Mirëpritja e madhe qytetare për Kurtin në Çair e Tetovë, reagon Pendarovski dhe kërkon ndëshkimin e organizatorëve
Vuçiqi shfaqet i “shqetësuar” dhe me nervoz: Kurti në Tetovë promovoi “Shqipërinë e Madhe”

Gjithashtu lexoni:

Dështon tentimi i 16-të për konstituimin e Kuvendit

Shteti rikthen kontrollin: Ndërpritet veprimtaria ilegale në fabrikën e ujit në Zubin Potok

Deputetëve u dorëzohet letra e Kushtetueses për komente mbi mosvotimin e Komisionit për votim të fshehtë

Kushtetuesja konfirmon pranimin e kërkesës për vendimin e 5 majit– Deputetët ftohen të dorëzojnë komentet deri më 19 maj

Dështimet për konstituim, Murati: Kemi zbatuar të gjitha obligimet kushtetuese

Kosova News 15/08/2023 15/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
clear sky
8° _ 6°
77%
1 km/h
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
16 °C
Mon
15 °C

Lajmet e Fundit

Dështon tentimi i 16-të për konstituimin e Kuvendit
11:13 -15/05/2025
Shteti rikthen kontrollin: Ndërpritet veprimtaria ilegale në fabrikën e ujit në Zubin Potok
11:13 -15/05/2025
Deputetëve u dorëzohet letra e Kushtetueses për komente mbi mosvotimin e Komisionit për votim të fshehtë
11:03 -15/05/2025
Arrestohet një serb nën dyshime për krime lufte në Zveçan
10:56 -15/05/2025
Rizvanolli: KRU Mitrovica merr nën kontroll fabrikën e ujit në Zubin Potok, ndalet veprimtaria ilegale
10:50 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?