KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vizat, aplikimi për anëtarësim në BE dhe buxheti i shtetit, Kurti: Kjo javë nuk është aspak e zakonshme
Politikë

Vizat, aplikimi për anëtarësim në BE dhe buxheti i shtetit, Kurti: Kjo javë nuk është aspak e zakonshme

Kosova News
Kosova News 09:09 -16/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme ka folur marrëveshjen për viza, për aplikimin e Kosovës në BE dhe për miratimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2023. Kurti tha njohja e Republikës së Kosovës, nga pesë shtetet e BE-së, do të lehtëson procesin e anëtarësimit në BE.

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë që është mbajtur të premten, ka theksuar se kjo javë ka qenë e jashtëzakonshme për Kosovën.

Të premten në adresimin para kabinetit qeveritar, Kurti ka folur për dorëzimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Kjo javë nuk është aspak e zakonshme. Në fakt është e jashtëzakonshme, është javë në të cilën patëm ditën historike, 15 dhjetorin, kur zyrtarisht dorëzuam aplikimin tonë në Presidencën çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, për anëtarësim në BE. Orientimit evropian i dhamë cak, perspektivës evropiane i dhamë përgjigje dhe marrëdhënieve me Bashkimin Evropian iu dhamë kapitull të ri”, është shprehur Kurti.

Ai ka thënë se procesin e anëtarësimit do ta përshpejtonte njohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

“E kuptojmë që rruga jonë integruese do të bazohet në meritat tona, por integrimi do të thotë edhe njohje, do të thotë edhe pranim, do të thotë edhe ndërvarësi. Krahas meritës sonë, njohja nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk na kanë njohur, sigurisht do të lehtësonte përshpejtimin e procesit të anëtarësimit. Pra njohje që mundësojnë anëtarësim dhe integrim ndërkombëtar”, ka theksuar Kurti.

Ai ka folur edhe për dakordimin e institucioneve të BE-së për heqjen e vizave për kosovarët.

“Kurse vetëm një ditë me herët, Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Evropian, u dakorduan për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, me së largu me 1 janar të vitit 2024”, ka deklaruar Kurti.

Mblidhet Qeveria, sot shqyrtohen 6 projektligje

Gjithashtu lexoni:

Osmani takon përfaqësues shtetërorë në Forumin Ndërkombëtar

Gërvalla takon homologun nga Tanzania

Kurti takon ambasadoren kanadeze, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

Murati: Paga mesatare në sektorin privat vitin e kaluar ka shënuar rritjen më të lartë historikisht

Kurti: Kosova dhe Polonia po i thellojnë bashkëpunimin bilateral dhe lidhjet kulturore

Kosova News 16/12/2022 16/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 14°
79%
2 km/h
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C

Lajmet e Fundit

Osmani takon përfaqësues shtetërorë në Forumin Ndërkombëtar
23:00 -02/06/2025
Tare synon të transferojë Luka Modricin në Milan
22:56 -02/06/2025
Gërvalla takon homologun nga Tanzania
22:25 -02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jenë në stadium në ndeshjen ndaj Serbisë
21:41 -02/06/2025
Kurti takon ambasadoren kanadeze, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit
21:21 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?