KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vitia: Ligji për sigurimet shëndetësore do të rikthehet shpejt në Kuvend pas vendimit të Kushtetueses
Shëndetësi

Vitia: Ligji për sigurimet shëndetësore do të rikthehet shpejt në Kuvend pas vendimit të Kushtetueses

Kosova News
Kosova News 12:46 -30/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se Qeveria do të procedojë sërish ligjin për sigurime shëndetësore menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi disa ligje për arsye administrative, duke theksuar se ky proces është i domosdoshëm për krijimin e fondit të sigurimeve dhe sistemit informativ shëndetësor.

Ai ka thënë se vendimi nuk lidhej drejtpërdrejt me përmbajtjen e ligjit për sigurime shëndetësore.

“Unë mendoj që nuk ka pasur të bëjë me ligjin e sigurimeve shëndetësore perse, ka qenë një aktvendim që ka pasur të bëjë me anulimin po them kështu kushtimisht të disa ligjeve për shkaqe administrative siç thonë ata. Mendoj që ka qenë e gabuar natyrisht prej këndvështrimit tim, në kuptimin se nuk kanë pasur vërejtje në ligjin për sigurime shëndetësore si i tillë qysh e kemi prezantuar ne, i domosdoshëm për t’u implementuar fondi i sigurimeve shëndetësore. Sepse po dëgjoj nga disa që është ligji nga viti 2013-2014 dhe vetëm është dashur të nuk qëndron ajo. Prandaj është bërë ndryshimi, prandaj ka qenë edhe kërkesa nga partnerët tanë evropianë për shumë kohë që ligji duhet ndryshuar. Ne e kemi ndryshuar. Domethënë lajmi i keq, por tash menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të Republikës do të procedojmë me hapat njësoj duke dërguar sa më shpejt në Kuvendin e Republikës për të proceduar sa më shpejt me këtë ligj që i hap rrugën edhe ligjore, pastaj edhe teknike logjistike, formimit të sistemit informativ shëndetësor fillimisht e pastaj edhe fondit për sigurime shëndetësore”, ka thënë ai.

I pyetur për ankesat e qytetarëve se mjekët mungojnë në orar për shkak të punës në sektorin privat, Vitia ka deklaruar se fenomeni i mungesës së mjekëve gjatë orarit të punës për shkak të angazhimeve në sektorin privat po trajtohet vazhdimisht përmes inspektimeve të Inspektoratit Shëndetësor, duke theksuar se viti 2025 ka qenë rekord për nga numri i kontrolleve të kryera.

- Reklamë -

Ai ka thënë se gjatë këtij viti janë shqiptuar dhjetëra e qindra masa disiplinore ndaj punonjësve shëndetësorë që janë gjetur në shkelje, qoftë për trajtim të pandërgjegjshëm të pacientëve, largim nga vendi i punës gjatë orarit zyrtar apo mosrespektim të kritereve të përcaktuara me ligjet në fuqi.

“Ky fenomen vazhdimisht përsëritet e rregullohet me inspektimin që bëhet nga Inspektorati Shëndetësor. Për informacionin e juaj, ky vit që kaloi, domethënë 2025-ta, është një vit rekord i inspektimeve nga Inspektorati Shëndetësor. Dhe janë shqiptuar me dhjetëra e me qindra masa disiplinore ndaj secilit të i cili ka pasur janë gjetë ose trajtime të pandërgjegjshme, ose ikje nga vendi i punës, ose mospërmbushje të kritereve të përcaktuara me ligjet e aplikuara. Unë apeloj te qytetarët: është numri i inspektoratit, janë emaillat, është edhe emailli im personal të cilin çdo ankesë e marr, e lexoj dhe e forwardoj te Inspektorati Shëndetësor, [email protected], që për çdo fenomen të tillë të na drejtohen neve dhe i siguroj që menjëherë inspektorati në kohë rekord del në secilin prej këtyre institucioneve ku mund të ketë edhe fatkeqësisht edhe veprime të tilla”, tha ai.

Vitia ka folur edhe për ndërtimin e spitalit të ri të gjinekologjisë, duke njoftuar se procesi është në fazë të avancuar në bashkëpunim me Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Është një proces që ka filluar rreth një vit e gjysmë dy me parë me Emiratet e Bashkuara Arabe, ku kemi kërkuar që pas ndërtimit të spitalit pediatrik këtu me ndihmën e Emirateve, të vazhdojë edhe spitali i gjinekologjisë, për arsye se fokusi i jonë qeverisës, por edhe ndihma që na vjen nga Emiratet, fokusohet në shëndetin e gruas dhe fëmijës. Dhe tash jemi në një fazë shumë të avancuar. Domethënë, kemi konfirmim që ato veç janë ndarë dhe ideja është që të ndërtohet pothuajse ngjitur me spitalin pediatrik tashmë modern dhe përmes korridoreve të ngrohta të komunikojnë ashtu siç bëjnë edhe spitalet moderne në të gjithë botën”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë

Kurti premton transformim të tërësishëm të shëndetësisë

Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia

Moti sot i ndryshueshëm, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

Kosova News 30/01/2026 30/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?