KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vishaj: Situatë e qetë epidemiologjike me Covid-19 dhe me virusin e Nilit
Shëndetësi

Vishaj: Situatë e qetë epidemiologjike me Covid-19 dhe me virusin e Nilit

Kosova News
Kosova News 11:46 -18/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Aktualisht, në vendin tonë, situata epidemiologjike me koronavirus dhe situata me virusin e Nilit, është e qetë, deklaruan përgjegjës mjekësorë nga Klinika Infektive në QKUK. Në këtë klinikë, është i shtrirë vetëm një pacient me COVID-19.

Koronavirusi është ende prezent në vendin  tonë dhe tashmë është i pranishëm si sëmundje e rëndomtë në popullatë, ani pse situata epidemiologjike në vend, aktualisht paraqitet e qetë. Kështu ka thënë për Radio Kosovën drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj. Ai tha se gjatë këtij muaji ka rënë numri i të infektuarve me COVID-19  dhe se deri me tani, kanë vetëm një pacient të shtrirë me koronavirus.

“Në këto javët e fundit, ne fillimin e shtatorit ka një rënie të kërkesës për hospitalizim. Tashmë kemi vetëm një pacient të hospitalizuar dhe ky është një lajm i mirë sepse nuk kemi më shumë raste siç patëm në muajin gusht dhe në gjysmën e muajit gusht”, tha Vishaj

Vishaj ka folur edhe për situatën e infeksionit me ethe të Nilit perëndimor e që nuk ka qenë i përhapur më parë në vendin tonë.

“Ethet e Nilit perëndimor është një infeksion viral i cili shkaktohet nga virusi i Nilit perëndimore ashtu i emëruar. Deri me tani gjatë dy muajve të fundit  kemi pasur tre pacientë me këtë virus. Tash e kemi një pacient që e kemi dërguar për diagnostikim serologjik dhe ka rezultuar pozitiv dhe ka manifestime të lehta klinike, nuk ka formën e humbjes së vetëdijes”, tha ai.

Sipas Vishajt, çdo qytetar që ka simptoma të COVID-19 apo të etheve të nilit perëndimor, duhet të konsultohet me mjekët në qendrat e mjekësisë familjare, dhe nëse situata është më delikate, atëherë detyrimisht të kërkojnë ndihmë në Klinikën Infektive.

Gjithashtu lexoni:

I përkeqësohet gjendja derisa ishte duke punuar, vdes një person në Gjakovë

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri

Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas

Kosova News 18/09/2024 18/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas ekzekutimit të penalltive
23:52 -08/06/2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
21:47 -08/06/2025
Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor
21:23 -08/06/2025
Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
21:19 -08/06/2025
Kryeministri sllovak do t’i bllokojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë
20:52 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?