Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të një çerdhes së re në Gjilan. Ai ka thënë se kjo është çerdhja e gjashtë në këtë qytet, që kanë ndërtuar apo intervenuar gjatë mandatit të tyre.
“Projekti ka kushtuar rreth 855 mijë euro dhe do të jetë afër 900 metra katrorë, do të jetë për 80 fëmijë dhe punimet e këtij projekti janë paraparë të përmbyllen për 12 muaj. Pra lajm i mirë për fëmijët e prindërit, qytetarët e Gjilanit”, ka thënë ai.
Në vënie të gurthemelit morën pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni