Policia e Kosovës ka njoftuar se manifestimet e “vidovdan-it” kanë kaluar pa incidente, përveç shoqërimit të një personi për intervistim sipas procedurave ligjore.
Siç thekson policia, me kohë janë ndërmarr masat planifikuese dhe operative për menaxhimin e situatës së sigurisë, ruajtjen e rendit publik, orientimin e trafikut rrugor dhe menaxhimin kufitar.
“Nga autoritetet policore janë paraparë masa të nevojshme planifikuese, koordinuese,
parandaluese dhe operative në të gjitha departamentet dhe rajonet policore, në mënyrë që
manifestimet në lokacionet ku janë paraparë të zhvillohen qetë dhe pa incidente”, thuhet në njoftim.
Policia thekson se gjatë manifestimeve nuk është raportuar asnjë rast, përveç shoqërimit të një personi në stacion policor për intervistim sipas procedurave ligjore.
Pas përfundimit të aktiviteteve në orët e pasdites të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë.