Policia e Kosovës ka njoftuar se një vjedhje e rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Siboc i Epërm i Podujevës.
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, vjedhja ka ndodhur në xhaminë e fshatit.
“Dyshohet se person/a të pa njohur kanë hapur arkën e xhamisë dhe janë vjedhur paratë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raport të Policisë.


