KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Videoja e Kurtit për Ivanoviqin, deputeti Muja: Dje ishte dita kur tregohet se qysh Beogradi i vret edhe ata që i kanë shërbyer Serbisë më herët
Politikë

Videoja e Kurtit për Ivanoviqin, deputeti Muja: Dje ishte dita kur tregohet se qysh Beogradi i vret edhe ata që i kanë shërbyer Serbisë më herët

Kosova News
Kosova News 13:48 -17/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka reaguar sot pasi partitë politike opozitare kritikuan kryeministrin Albin Kurti, për videon lidhur me ish politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

Muja në një postim në Facebook shkruan se të hënën ishte pesëvjetori i vrasjes së Oliver Ivanoviqit dhe nuk ishte dita kur flitet për të këqijat që ai i ka bërë, por për të keqen që ia kanë bërë atij.

“Dje ka qenë pesëvjetori i vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Nuk ka qenë dita kur flitet për të këqijat që ai i ka bërë, por për të keqen që ia kanë bërë atij. Dita e djeshme është dita kur tregohet qysh Beogradi i vret edhe ata që i kanë shërbyer Serbisë më herët”, ka shkruar mes tjerash Muja.

Lexoni të plotë postimin e Mujës:

Dje ka qenë pesëvjetori i vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Nuk ka qenë dita kur flitet për të këqijat që ai i ka bërë, por për të keqen që ia kanë bërë atij. Dita e djeshme është dita kur tregohet qysh Beogradi i vret edhe ata që i kanë shërbyer Serbisë më herët.

Oliver Ivanoviq u pat dënuar me 9 vjet burg për krime lufte, të cilat me shumë gjasë i ka kryer, ndonëse procesi ndaj tij u kthye në rigjykim nga EULEX-i. Qartazi, Beogradi është frikësuar që Ivanoviq ka nisur të bashkëpunojë me EULEX-in dhe ai ka shumëçka që mund të tregojë.

Njëkohësisht, Ivanoviq e nisi pluralizmin politik te serbët në Kosovë duke kundërshtuar Listën Serbe. Këto duket se kanë qenë dy motivet kryesore që shpien në vrasjen e tij. Për këtë duhet të diskutohet tash.

Me vrasjen e Oliver Ivanoviqit pesë vjet me parë, sipas të gjitha gjasave, kemi humbur kundërshtarin më serioz të Listës Serbe dhe po ashtu një dëshmitar kundër Beogradit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së

Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

Kosova News 17/01/2023 17/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?