KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » VIDEO-LIVE/ Qeveria nis mbledhjen me një minutë heshtje në nderim të policit Bunjaku, ndan 50 mijë euro për familjen e tij  
Politikë

VIDEO-LIVE/ Qeveria nis mbledhjen me një minutë heshtje në nderim të policit Bunjaku, ndan 50 mijë euro për familjen e tij  

Kosova News
Kosova News 10:37 -27/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës nisi me një minutë heshtje në nderim të policit të vrarë të dielën në veri Afrim Bunajku, nga sulmi terrorist që kreu një grupi i serbëve të ardhur nga Serbia.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se të dielën është cenuar siguria kombëtare dhe integriteti territorial nga grupet e ardhura nga Serbia.

“Ata kanë bërë përpjekte për  gjakderdhje në Kosovë. Personat që morën pjesë në këtë sulm është dokumentuar se janë bashkëpunëtorë të afërt të presidentit serb Aleksadër Vuçiq, ku shihen në shumë takime në krah të tij. Me mbi 5 milionë euro vlerë të armatimit është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë…”, tha kryeministri Kurti.

Ai ftoi qytetarët e vendit që sot kudo që shohin policët e Kosovës t’i falënderojnë ata për shërbimin ndaj Kosovës.

“Përballë kësaj u dëshmua profesionalizimi i jashtëzakonshëm i Policisë së Kosovës, dhe institucioneve të sigurisë në përgjithësi. Është dëshmuar kapaciteti i plotë për ta mbrojtur Republikën. Është suksesi më i madh që nga shpallja e pavarësisë, sukses që na bën krenar të gjithëve. Andaj sot ju ftoj të gjithëve këtu, gjithë qytetarët e Kosovës, të falënderojnë policinë në uniformë kudo dhe kurdo që i shohin”, ka thënë Kurti.

Ai po ashtu ka thënë se sulmi ka shfaqur nevojën për bashkëpunim më të madh ndërkombëtarë në mbrojtjen e kontrollin e kufirit me Serbinë.

Qeveria mori vendim edhe për mbështetjen e familjes së policit Bunjaku më një shumë prej 50 mijë euro.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me këtë vendim do të mundohen sado pak t’i ndihmojnë bashkëshortes së rreshterit Bunjaku, vajzës dhe dy djemve të tij.

“Ne si shtet do të jemi pranë familjes që na dha një hero, një dëshmor”, ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati.

Afrim Bunjaku u vra të dielën pas një sulmi të armatosur nga një grup terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Gjithashtu lexoni:

Kurti falënderon Luksemburgun për mbështetjen e palëkundur ndaj Kosovës

Rizvanolli: Mafia energjetike mund të ekzistojë në Beograd, shpërndarja e dezinformata bëhet për qëllime që vetëm ata mund t’i dinë

NATO i kërkon Serbisë t’i nxjerrë para drejtësisë grupin e Banjskës dhe personat që kishin sulmuar KFOR’in në Zveçan

Ndalonte automjete pa autorizim, arrestohet i dyshuari që i gjetën edhe armë

KQZ: Më 3 korrik fillon afati për përmirësimin e Listës Votuese

Kosova News 27/09/2023 27/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
clear sky
30° _ 28°
28%
3 km/h
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Arabia Saudite bëhet importuesi më i madh i naftës në Shqipëri, sjell 40% të sasisë totale
23:05 -23/06/2025
Milani përgatit ofertën e dytë për Xhakën
22:59 -23/06/2025
Trump për sulmet ndaj bazave amerikane: Reagim i dobët i Iranit, jam i kënaqur që asnjë amerikan nuk u lëndua
22:30 -23/06/2025
Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera
22:19 -23/06/2025
Florent Muslija pritet të largohet nga Freiburgu, por synon të mbetet në Bundesliga
21:36 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?