Një këmbësore është lënduar pasi është goditur nga një veturë në Fushë Kosovë.
Sipas Policisë së Kosovës, gruaja e lënduar është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut.
Aksidenti ka ndodhur më 1 nëntor 2025, rreth orës 22:00.


