Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), sot ka shpalosur rezultatet e hulumtimit të opinionit publik të realizuar gjatë periudhës 10 deri me 18 shtator të këtij viti, që reflekton këndvështrimet e qytetarëve të Kosovës mbi reformën në sistemin e drejtësisë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Vettingu në sistemin e drejtësisë dhe Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, gjejnë mbështetje të veçantë në këtë sondazh.
73,7% e qytetarëve janë deklaruar në mbështetje të Vetingut, ndërkaq 76.6% e të anketuarve kanë shprehur përkrahje për krijimin e Byrosë Shtetërore.
Haxhiu tutje tha se Ministria e Drejtësisë vazhdon t’i trajtojë me prioritet nismat e tilla të cilat do të sjellin qasje të lehtë për qytetarët.
Lexoni edhe këtë:


