KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vettingu në drejtësi – 73.7% të qytetarëve janë pro, mbi 50% s’besojnë në sistem
Siguri

Vettingu në drejtësi – 73.7% të qytetarëve janë pro, mbi 50% s’besojnë në sistem

Kosova News
Kosova News 11:59 -29/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur konferencë për medie, në të cilën janë shpalosur rezultatet e hulumtimit të opinionit publik të realizuar gjatë periudhës 10 deri me 18 shtator të këtij viti, që reflekton këndvështrimet e qytetarëve të Kosovës mbi reformën në sistemin e drejtësisë.

Gjatë prezantimit të të dhënave hulumtuesi i KDI-së Arbër Thaçi, theksoi se në sondazhin prej 6 pyetjeve kanë marrë pjesë 1 065 respodentë të moshës mbi 18 vjeç nga i gjithë territori i Kosovës.

Me këtë sondazh është synuar të nxirren perceptimet dhe disponimi i qytetarëve për nevojën e reformës në sistemin e drejtësisë, besueshmërinë e qytetarëve në organet e drejtësisë, çështjen e Vetingut dhe Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë, si dy procese që janë në qendër të reformës në drejtësi.

Në pyetjen e parë drejtuar qytetarëve, lidhur me atë se sa i besojnë ata sistemit të drejtësisë në Kosovë, ku vlera 1 është aspak dhe 5 plotësisht, mesatarja e besueshmërisë ka rezultuar të jetë 3.14.

Në pyetjen e radhës drejtuar qytetarëve se çfarë do të thotë për ata reforma e thellë në drejtësi, për 52.6% dhe 47.9% të qytetarëve reforma fokusohet kryesisht në rritje të kualitetit të gjykatave, respektivisht për qytetarët reforma përfaqëson gjyqtarë profesional dhe gjykata të pavarura.

Ndërsa, për 40.7% të qytetarëve të anketuar reforma në drejtësi do të thotë luftë më efikase kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në anën tjetër, 39.4% dhe 36.4% e qytetarëve e shohin reformën në drejtësi në zgjidhjen më efikase të rasteve gjyqësore dhe qasje më të lehtë në sistemin e drejtësisë.

Në pyetjen pasuese qytetarët janë pyetur se a mendojnë që sistemi i drejtësisë mund të reformohet. Lidhur me këtë, një përqindje shumë e lartë e qytetarëve prej 70.8% janë të mendimit se reforma në drejtësi është e mundur, për dallim nga 19.3% që mendojnë se sistemi i drejtësisë nuk mund të reformohet.

Kur janë pyetur për çështje konkrete të reformës në drejtësi si çështja e vetingut, Thaçi theksoi se kjo pyetje ka pasur për qëllim të nxjerr në pah se sa e kuptojnë qytetarët çështjen e vetingut në drejtësi. Nga rezultatet e sondazhit del se procesi i vetingut për përqindjen më të lartë të qytetarëve, konkretisht mbi gjysmën e tyre prej 53.2% dhe 50% nënkupton vlerësimin e integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, respektivisht vlerësimin e prejardhjes së pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në anën tjetër, për një shumicë të konsideruar të qytetarëve (49.7%),  procesi i vetingut nënkupton vlerësim të aftësive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kur janë pyetur se sa e përkrahin ata vetingun në sistemin e drejtësisë, shumica e qytetarëve, konkretisht 73.7% e tyre janë deklaruar në mbështetje të këtij procesi, për dallim të 13.1% të qytetarëve që nuk janë dakord që ky proces të ndodhë.

Në pyetjen e fundit pjesë të këtij sondazhi, qytetarët janë pyetur edhe për çështjen e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së pajustifikueshme, që është po ashtu pjesë e reformës në sistemin e drejtësisë. Konkretisht për këtë çështje qytetarët janë pyetur se a e përkrahin idenë e krijimit të një organi të tillë. Lidhur me këtë, 76.6% e të anketuarve kanë shprehur mbështetje për krijimin e Byrosë Shtetërore, me 11.8% e tyre që nuk e mbështesin një gjë të tillë./eo/
 
Hulumtimin e plotë mund ta gjeni këtu: https://kdi-kosova.org/wp-content/uploads/2022/09/35-Reforma-ne-sistemin-e-drejtesise-05-1.pdf

Gjithashtu lexoni:

Nga një muaj paraburgim për avokatin Hana dhe instruktorin Islami – të dyshuar për disa vepra penale

Të dënuarit nga Gjykata Speciale do ta vuajnë dënimin në Belgjikë

“Na sulmuan nga 20 drejtime, me armë për automjete të blinduara”, polici dëshmon për sulmin në Banjskë

BE-ja reagon për arrestimin e Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe

Barduani takohet me shefin e ushtrisë zvicerane, flasin për sigurinë në Kosovë

TAGGED: Hulumtim, KDI, Vettingu në drejtësi
Kosova News 29/09/2022 29/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
clear sky
27° _ 25°
39%
6 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Real Madridi zyrtarizon supertalentin argjentinas
15:46 -13/06/2025
Nga një muaj paraburgim për avokatin Hana dhe instruktorin Islami – të dyshuar për disa vepra penale
15:30 -13/06/2025
Të dënuarit nga Gjykata Speciale do ta vuajnë dënimin në Belgjikë
15:23 -13/06/2025
Shpërthen një tjetër vatër e murtajës së bagëtive në Shqipëri, 13 krerë të ngordhur
14:54 -13/06/2025
Trump për sulmin e Izraelit: Fantastik
14:44 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?