KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vetëvendosje: Rreth 200 milionë euro pronë komunale i jepen një kompanie në proces të dyshimtë koncesionimi
Politikë

Vetëvendosje: Rreth 200 milionë euro pronë komunale i jepen një kompanie në proces të dyshimtë koncesionimi

Kosova News
Kosova News 16:58 -29/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mbajti sot një konferencë për media, ku asamblistët Egzon Azemi dhe Gëzim Sveçla kritikuan ashpër një vendim të Gjykatës Komerciale që, sipas tyre, rrezikon seriozisht pronën publike të qytetarëve të Prishtinës.

Azemi deklaroi se 17 mijë metra katrorë në vlerë rreth 200 milionë euro, pronë komunale po i jepen një kompanie përmes një procesi të dyshimtë koncesionimi, i cili ka nisur vetëm një ditë pas themelimit të saj.
Sipas tij, ky është një rast i qartë i tjetërsimit të pronës publike dhe duhet të kishte pasoja penale.

“Jemi për një projekt jashtëzakonisht të dëmshëm dhe një lajm të keq për qytetarët e Prishtinës. Gjykata Komerciale ka vendosur që projekti i dëmshëm i Ndërmarrjes Publike Banesore, ku prona e qytetarëve të Prishtinës, pra 17 mijë metra katrorë pronë e komunës së Prishtinës, me vendimin e kësaj gjykate po rrezikohet seriozisht. Sipas këtij vendimi, kompanitë dhe koncesionimi, ku në mënyrë të dyshimtë e fitoi të drejtën për pronë publike, iu dha përsëri e drejta nga ky vendim për të rinisur këtë projekt të dëmshëm dhe për të grabitur pronën qytetarëve. 17 mijë metra katrorë u dha për një koncesion, i cili fitoi vetëm pas një dite që u themelua. Gjithçka është e qartë në këtë pikë. Vetëm kjo çështje do të mjaftonte që sot dikush të ishte në burg dhe të dënohej për tjetërsimin e pronës dhe përfitime në pronën e kryeqytetit. Po shohim se në sistemin e drejtësisë nuk ka drejtësi. Vlera e projektit është rreth 200 milionë euro. Po flasim për një pronë në zemër të kryeqytetit”, tha Azemi.

Ndërsa, asamblisti tjetër i Vetëvendosjes , Gëzim Sveçla, e quajti marrëveshjen të jashtëligjshme dhe theksoi se VV-ja që nga fillimi ka kundërshtuar këtë projekt, duke kërkuar anulimin e kontratës dhe kthimin e pronës në interes të qytetarëve.

“Kronologjia e ngjarjes është mjaft e dyshimtë dhe për këtë gjë kemi folur disa herë. VV-ja prej fillimit të projektit ka qenë kundër mënyrës se si po ndodh kjo. Jemi fuqishëm kundër përfitimit të grupeve të caktuara në dëm të interesit publik. Marrëveshja është e jashtëligjshme, është e paimagjinueshme një marrëveshje e tillë. Vazhdojmë të shpresojmë që Gjykata Komerciale do ta kthejë këtë çështje dhe do ta anulojë këtë kontratë që i bën dëm gjithë qytetit,” shtoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë

Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00

Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani

KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11

Kosova News 29/07/2025 29/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
14:41 -07/06/2026
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes
13:47 -07/06/2026
Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
13:43 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00
13:38 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?