KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vetëvendosje publikon video, fajëson pushtetet e kaluara për “amnistimin e kriminelëve serbë”
Politikë

Vetëvendosje publikon video, fajëson pushtetet e kaluara për “amnistimin e kriminelëve serbë”

Kosova News
Kosova News 15:13 -11/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video përmes të cilës ka kritikuar pushtetet e kaluara për “amnistimin e kriminelëve serbë”.

VV-ja ka thënë se para 10 vjetëve me procedura të shpejtuara në dy lexime brenda ditës, PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja kishin votuar projektligjin për amnisti “që i fali krimet e strukturave kriminale në Kosovë”.

Partia tash në pushtet kujton se atëherë kishte protestuar për këtë ligj duke qëndruar me ditë para ndërtesës së Kuvendit.

“10 vjet nga amnistimi i kriminelëve serbë me 91 vota në Kuvendin e Kosovës. Deputetë tash të opozitës, disa tash gazetar e propagandues, në ditën e Masakrës së Srebrenicës patën votuar për amnistimin, faljen, e kriminelëve serbë me 91 vota PËR! Asnjë pendesë por vetëm tendenca të reja për t’i falur të gjitha krimet e Serbisë prej tyre kemi parë”, thuhet në përshkrimin e videos së VV-së.

VV-ja ka shtuar se Qeveria Kurti i ka shpallur si organizata terroriste Mbrojtjen Civile dhe Brigadën e Veriut, këto dy organizata ku një pjesë e madhe e atyre kriminelëve të falur ishin anëtarësuar për të kryer krime.

Një pjesë e këtyre kriminelëve janë arrestuar dhe të gjithë ata nuk bartin më uniforma të Republikës për të punuar kundër Republikës.

“Krimi nuk vjetrohet dhe nuk falet. Drejtësia do të merret me secilin krim dhe kriminel në këtë vend”, thuhet tutje në këtë video.

Gjithashtu lexoni:

Aksident në Vitomiricë të Pejës, lëndohen 7 persona

Mediat izraelite: Trump dhe Netanyahu janë pajtuar që lufta në Gaza të përfundojë brenda dy javësh

Serbi, studentët paralajmërojnë mosbindje civile nëse s`ka zgjedhje

Prishtinë: Policia kërkon ndihmë për indentifikimin e një personi, dyshohet për grabitje

Mungesa e reshjeve, rrjedha e lumenjve në Kosovë nën mesatare

TAGGED: Kriminelet serb, VV
Kosova News 11/07/2023 11/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
22° _ 20°
65%
1 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
31 °C
Mon
33 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues, jo çështje e vullnetit politik
23:20 -26/06/2025
Aksident në Vitomiricë të Pejës, lëndohen 7 persona
22:36 -26/06/2025
LDK-ja: Ftojmë grupin më të madh parlamentar të kontribuojë në konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve
22:14 -26/06/2025
Bajrami: Vendimi i Kushtetueses solli qartësi, por mungon përgjigjja për rastin e moskonstituimit brenda afatit
21:40 -26/06/2025
Faton Peci zyrtarisht kandidat i VV-së për Mitrovicën
21:35 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?