KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vetëvendosje e vlerëson fillim të mbarë vitin 2024 për Kosovën
Politikë

Vetëvendosje e vlerëson fillim të mbarë vitin 2024 për Kosovën

Kosova News
Kosova News 14:04 -04/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Është mbajtur mbledhja me qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Mbledhja me qendrat filloi me kujtim për natën e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, masakrës dhe dëbimit të shqiptarëve nga pjesa veriore e Republikës së Kosovës.

“Megjithëse ende mungon vendosja e drejtësisë për këtë krim të kryer ndaj popullatës civile shqiptare, qeverisja e re po vazhdon të bëjë punë për kthimin e ligjshmërisë dhe kthimin e shqiptarëve nëpër tokat dhe shtëpitë e tyre në atë pjesë. Dy organizatat kriminale “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” janë shpallë organizata terroriste, mbi 7 stacione të reja policore janë ndërtuar, dhe po vazhdojmë të ndajmë mjete financiare për ndërtimin e shtëpive në veri”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Lëvizja Vetëvendosje, njofton se në këtë mbledhje ku i pranishëm ishte Kryetari i Lëvizjes, njëherazi Kryeministri, Albin Kurti, Sekretari Organizativ, Alim Rama, Kryetarja e GVV-së, njëherazi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Koordinatori i RVV-së, Libron Kelmendi, Koordinatori për Qendra, Valon Hoti  dhe përfaqësues të Qendrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, siç është zakon, puna filloi me një diskutim mbi situatën politike në vend për të vazhduar për situatën nëpër qendra, qytete, dhe çështje tona organizative.

“Në vijën e përgjithshme të zhvillimeve politike u theksua fillimi i mbarë i këtij viti me përplot zhvillime të rëndësishme për Republikën tonë si: Liberalizimi i vizave, njohja e pasaportës së RKS-së nga Spanja, heqja e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe, heqja e vizave nga Izraeli, Lëvizja e lirë me targa RKS pa stikera, blerja e raketave “Javelin” nga ShBA-ja, rikthimi i FSK-së në Defender Europe 2025, subvencionimi i faturave të energjisë elektrike për mbi 40 mijë familje të cenueshme, faturimi i energjisë elektrike në veri, shërbimet e ARBK-së për herë të parë në veri, heqja e dinarit të Serbisë, mbyllja e komunave paralele dhe arritje të tjera. Edhe muaji shkurt ka filluar mbarë dhe mirë me platformën e punësimit për të rinj SUPERPUNA ku tashmë e kemi zgjeruar nga mosha 18-25 vjeç në 18 – 29 vjeç”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Lëvizja VETËVENDOSJE!, njofton se në këtë mbledhje u fol për anëtarësimet e reja dhe punën që po bëjnë qendrat në burime njerëzore në përgatitjen e tyre për zgjedhjet lokale.

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj uron Shqipërinë pas zgjedhjeve: Lidhja jonë është e përjetshme

Kurti kërkon nga Costa heqjen e plotë dhe të menjëhershme të masave kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Zyra e BE-së për takimin e Costas me Kurtin: U theksua rëndësia e angazhimit të Kosovës për normalizim me Serbinë

Trump flet për Ukrainën në Katar: “Sot, ndoshta nesër, apo të premten mund të vijnë lajme shumë të mira”

Costa: Heqja e masave ndaj Kosovës është e kushtëzuar me shtensionimin e situatës në veri të vendit

Kosova News 04/02/2024 04/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
clear sky
8° _ 6°
77%
1 km/h
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
16 °C
Mon
15 °C

Lajmet e Fundit

Bologna mposht Milanin dhe fiton Kupën e Italisë
23:09 -14/05/2025
Galatasaray fiton Kupën e Turqisë
23:05 -14/05/2025
Istogu e fiton finalen e parë
22:21 -14/05/2025
Divizioni i Ushtrisë së ShBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës
21:54 -14/05/2025
Albion Rrahmani shënon në finalen e Kupës së Çekisë
21:30 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?