Deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bojkotuar seancën e Kuvendit në të cilën ishte paraparë që të miratohej një deklaratë nëpërmjet të cilët do të mbështetej rezoluta e Parlamentit Evropian me të cilën u dënua sulmi i një grupi të armatosur të serbëve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Në fillim të kësaj seance, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ka thënë se “sot sa po e shoh gjendja nuk qenka e mirë”.
Ndërkaq fjalë rasti po mbajnë deputetë të partive opozitare, nga të cilët edhe në këtë rast kanë gjetur hapësirën për të drejtuar kritika për Qeverinë dhe për siç thuhet pranimet e lëshimet në dialog.


