KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Protesta e Veteranëve
Home » Veteranët planifikojnë protestë, Jashari: Nuk garantojmë nëse eskalon situata
Politikë

Veteranët planifikojnë protestë, Jashari: Nuk garantojmë nëse eskalon situata

Kosova News
Kosova News 13:18 -06/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës insistojnë të përfshihen në projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale, në të kundërtën do të dalin për të protestuar para Kuvendit të Kosovës. Kryetari i shoqatës së Familjarëve së Dëshmorëve, Xhavit Jashari thotë për KosovaPress se protesta do të jetë forma e parë përmes së cilës do të kundërshtojnë miratimin në lexim të dytë të këtij projektligji derisa shton se nuk do të mbajnë përgjegjësi nëse protesta do të dalë jashtë kontrollit. Ai shton se përgjegjësia bartet të qeveria dhe jo të veteranët të cilët, sipas tij, po i kërkojnë të drejtat e tyre.

Qeveria thotë se paga minimale dhe benefecioni i veteranëve janë çështje të ndara ndërsa insiston në një ligj të ri me lista të pastruara dhe më pas edhe mundësi që kjo kategori të trajtohet, sipas tyre, më dinjitetshëm.

Veteranët kanë protestuar dy herë para qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar mospërfshirjen e tyre në projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë pagën minimale.

Jashari thotë se të njëjtin veprim do ta ndërmarrin në ditën kur në seancën e Kuvendit do të dalë për votim në lexim të dytë ky projektligj.

 “Ne do të protestojmë, ne do të kundërshtojmë, do të konsultohemi edhe me organet tona drejtuese, Organizata e Veteranëve dhe shoqatat, në këtë rast Invalidëve dhe Familjeve të Dëshmoreve, dhe forma e parë do të jetë protesta dhe nuk garantojmë nëse eskalon situata sepse është qeveria dhe kryeministri në këtë vend që po e bën një veprim për të ardhur deri këtu dhe mendoj që përgjegjësitë bien mbi atë që shkakton problemet dhe jo ata që kërkojnë të drejtat e tyre”, thotë Jashari.

Sipas tij, nuk do të lejojnë të degradohet sakrifica dhe vlera e veteranëve të UÇK-së dhe shton se kjo kategori vazhdon të jetë e nëpërkëmbur.

 “Duhet ta kuptojë edhe kryeministri, edhe qeveria, edhe qytetarët e Republikës së Kosovës, që nuk ndodh kjo pse nuk po rritet një benificion dhe po insistohet që t’i mohohet e drejta veteranëve të luftës në benificionin e tyre që është baza e saj, është paga minimale në Kosovë, por nuk do të lejojmë të nëpërkëmbët lufta e lavdishme e UÇK-së që është vlerë e secilit dhe me këtë rast dua t’ju bëj thirrje edhe qytetarëve por edhe institucioneve të Republikës së Kosovës që të jenë të kujdesshëm në këtë pikë sepse lufta e UÇK-së gjithë ata që e gëzojnë sot lirinë dhe është vlerë e secilit dhe si e tillë duhet të ruhet”, thotë ai.

Pas protestës së dytë të veteranëve të mbajtur në muajin qershor, përfaqësuesit e organizatave ishin pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti i cili kishte propozuar hartimin e një ligji të ri për veteranët dhe nisjen e procesit të vlerësimit dhe verifikimit të pjesëmarrësve të luftës.

Jashari thotë se asnjë verifikim nuk mund të bëhet pa përfunduar procesi gjyqësor për veteranët, i kthyer në rigjykim nga Apeli.

 “Ne nuk i frikësohemi verifikimit, as komandantët e zonave, as përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta edhe pse fuqia jonë nuk ka qenë që t’i nënshkruajmë t’i japim dikujt të drejtën ose të ua mohojmë të drejtën që kanë dhënë kontributin e në luftën e UÇK-së por sa herë te kthehet prap do të jetë i njëjti organ, i njëjti institucion, që do ta bëjë vlerësimin dhe riverifikimin dhe mendoj që nëse dikush i ka nënshkruar dikujt që nuk e meriton ai duhet të përgjigjet para organeve të drejtësisë, ose nëse dikujt ja ka mohu prap duhet të përgjigjet… Asnjë rivlerësim dhe asnjë verifikim nuk mund të bëhet pa përfunduar procesi gjyqësor që është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit”, shton Jashari.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve i bën thirrje kryeministrit të vendit që të trajtojë me kujdes çështjet që lidhen me veteranët meqë, sipas tij, kjo kategori duhet të marrë trajtim të dinjitetshëm.

Ai thotë se Kurti nuk duhet të mbajë në qeveri ministra si Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla që sipas tij janë deklaruar kundër vlerave të luftës.

 “Do të insistojmë që njerëzit e papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm që nuk kanë vlerë, mandej i fyejnë këto vlera, siç e kemi rastin e Hekuran Muratit dhe Donika Schëarz që të mos jenë pjesë e qeverisë, ne insistojmë që të civilizohen dhe ta rrisin një kulturë të përmasës kombëtare që njerëz të tillë që fyejnë vlerën mbi të cilën vlerë kanë ardhur ata dhe sot i gëzojnë këto pozicione në cilin do institucione, që të mos jenë pjesë e këtyre institucioneve sepse rrugëtimi ynë do të vështirësohet me njerëz të tillë të papërgjegjshëm të pandërgjegjshëm… Mendoj që të korrigjohen në të kundërtën është detyrë e kryeministrit të Kosovës që brenda qeverisë të mos ketë njerëz të tillë që udhëheqin dikastere shumë të rëndësishëm për të zgjidhur problemet e qeverisë”, përfundon Jashari.

Më 14 qershor 2022 Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim projektligjin i cili parasheh rritjen e pagës minimale në 250 euro neto nga 130-170 sa është aktualisht. Ky projektligj përjashton rritjen e pensionit të veteranëve në lartësi të pagës minimale dhe në rast të miratimit në lexim të dytë, veteranët do të vazhdojnë të marrin pensionin në vlerë prej 170 eurosh.

Gjithashtu lexoni:

Sekretari i KE-së tregon kriteret që duhet t’i përmbushë Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

Kthehet në rigjykim rasti në të cilin babë e bir ishin dënuar me 36 vjet burgim për vrasjen në Rahovec

Vdekja e 19-vjeçares në vetaksident, deklarohen nga Prokuroria e Prizrenit

Aksident me fatalitet në Prizren – humb jetën një 19 vjeçare

Austria fiton Eurovision 2025 – Shqipëria shkëlqen në top 10

Kosova News 06/08/2022 06/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Sekretari i KE-së tregon kriteret që duhet t’i përmbushë Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare
19:01 -18/05/2025
Maybach në një edicion sportiv elitar, prezantohet SL 680 Monogram
18:52 -18/05/2025
OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, është një gjyq i montuar
18:18 -18/05/2025
Rama: Ekipet kanë punuar 24 orë gjatë vikendit për heqjen e mbeturinave
18:16 -18/05/2025
Zelensky takon Papën
17:26 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?