KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vetëm edhe pak ditë – Koha kur hyn në fuqi Ligji i Pagave për sektorin publik
Politikë

Vetëm edhe pak ditë – Koha kur hyn në fuqi Ligji i Pagave për sektorin publik

Kosova News
Kosova News 09:35 -06/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas hartimit nga Qeveria e Kosovës dhe kalimit edhe në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, tashmë Ligji i Pagave është dekretuar nga presidentja Vjosa Osmani dhe është shpallur në gazetën zyrtare.

Ligji për Paga, i miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe dekretuar nga presidentja, është publikuar dje edhe në gazetën zyrtare, Kjo lë të kuptohet se Ligji do të hyjë në fuqi nga 5 shkurti i vitit 2023.

Presidentja Osmani dekreton Ligjin e Pagave

Se ligji hyn së shpejti në fuqi e  ka konfirmuar më parë edhe vetë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, i cili është marrë më këtë çështje.

Tani pas miratimit edhe në lexim të dytë, Ligji për paga  shkon për dekretim te presidentja e më pas del në gazetën zyrtare. Pas daljes në gazetën zyrtare, sipas Dobrës, pas një muaji ligji hyn në fuqi.

- Reklamë -

“Kemi mbajtur takime të shpeshta brenda institucioneve, qoftë me Ministrinë e Financave e të tjera. Jemi takuar mbi 100 herë. Jam takuar edhe me sindikatat e ndryshme. Kemi marrë parasysh një numër të madh të komenteve t tyre. Ato që ishin të vlefshme i kemi akomoduar në projektligjin dhe si përfundim në diskutime edhe me MF-në, Thesarin, kemi arritur në përfundim që duhet ta shkurtojmë hyrjen në fuqi të projektligjit. Nuk do të jetë 8 muaj, por do të flasim për një muaj”, ka thënë Dobra ditë më parë në media.

Sipas Dobrës, ky projektligj sjell drejtësi në paga në sektorin publik. Ai ka thënë se vlera e koeficientit do të caktohet me ligj për buxhetin.

Që ligji të hyjë në fuqi më shpejtë ka kërkuar edhe opozita, e cila ka dhënë edhe disa vërejtje për ligjin në fjalë sidomos për moscaktimin e vlerës së koeficientit me vlerë monetare menjëherë tani gjatë miratimit.

Sido qoftë, kryeministri i vendit Albin Kurti në ditën kur Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për pagat, pati deklaruar se tani krijohet sistem i unifikuar i pagave për të gjithë personat që paguhen nga buxheti i shtetit.

“Ne jemi siguruar që të zvogëlohet dukshëm dallimi në mes pagës më të lartë dhe asaj më ulët, nga 20 herë sa është sot, në 4.78 herë midis kreut të shtetit dhe zyrtarit më thjeshtë në hierarkinë shtetërore”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë në ditën e miratimit të ligjit.

Kuvendi e miraton Ligjin e Pagave për sektorin publik

Mes tjerash çka parasheh Ligji i pagave?

Pagat e punëtorëve në Kosovë llogariten duke e shumëzuar koeficientin e pagës së një pozite me vlerën monetare të koeficientit.

Në total janë 18 koeficiente.

Në projektligjin e miratuar më 23 nëntor të këtij viti, nuk përcaktohet vlera monetare e koeficientit, por thuhet se “vlera monetare e koeficientit përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit”.

Raporti i koeficienteve është 1:18.

Koeficientet sipas Ligjit të Pagave

Koeficienti më i lartë, 18, sipas projektligjit, i takon vetëm presidentit të Kosovës.

Niveli i koeficientit 17.5 i takon kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

Koeficienti 17 i takon kryetarit të Kuvendit të Kosovës, si dhe kryeministrit.

Për mjekët specialistë, koeficienti është 12.

Mësimdhënësit në shkolla fillore dhe ato të mesme të ulëta, do të kenë koeficientin 5.6

Qëllim përcaktimi dhe rregullimi i sistemit të pagave

Projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Kosovës.

Nga kjo kategori e cila mbulohet me këtë projektligj, përjashtohet vetëm Agjencia Kosovare e Inteligjencës, për shkak të natyrës së saj të funksionimit./KosovaNews

Dekretimi i Ligjit të Pagave- Mësoni sa e keni koeficientin, për të gjitha kategoritë dhe të punësuarit në sektorin publik

Gjithashtu lexoni:

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit

Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Kosova News 06/01/2023 06/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore
09:20 -06/06/2026
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit
08:40 -06/06/2026
Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
08:38 -06/06/2026
Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?