KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vetëm edhe një ditë afat për të vendosur: Mandatari i ri apo zgjedhjet
Politikë

Vetëm edhe një ditë afat për të vendosur: Mandatari i ri apo zgjedhjet

Kosova News
Kosova News 09:35 -04/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizjes Vetëvendosje i ka mbetur edhe një ditë kohë për të vendosur nëse do të propozojë një kandidat tjetër për kryeministër apo do të lejojë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Deri të hënën, kjo parti ende nuk ka marrë një vendim zyrtar.

Afati përfundimtar për propozimin e mandatarit të ri është të mërkurën, më 5 nëntor, kur skadon periudha 10-ditore brenda së cilës presidentja Vjosa Osmani duhet të vendosë nëse do të mandatojë një kandidat tjetër për kryeministër apo do të shpallë zgjedhjet e parakohshme.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në përpjekjen e parë dështoi të sigurojë 61 votat e nevojshme për t’u bërë kryeministër, i kishte kërkuar presidentes disa ditë shtesë për të vendosur nëse do të tentojë sërish formimin e qeverisë apo do t’i bashkohet partive të tjera që kërkojnë zgjedhje.

Nga ana tjetër, partitë e tjera të përfaqësuara në kuvend janë shprehur qartë në favor të zgjedhjeve të reja. Përfaqësuesit e tyre, që të premten u takuan me presidenten Osmani, kanë deklaruar se asnjëra nga partitë që kanë përfaqësim në Kuvendin e Kosovës nuk e ka shumicën për formimin e ekzekutivit të ri.

Nëse presidentja vendos të mandatojë një kandidat tjetër, ai do të ketë në dispozicion 15 ditë për të paraqitur në kuvend programin qeverisës dhe përbërjen e kabinetit.

Kuvendi i Kosovës u konstituua më 10 tetor, tetë muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kriza aktuale politike dhe institucionale nisi fillimisht për shkak të mosmarrëveshjeve mes partive më të mëdha shqiptare për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit, e më vonë u thellua pas përplasjes rreth përzgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Kosova News 04/11/2025 04/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?