Një person është vetëdorëzuar në Polici pasi dyshohet për përgatitje të veprave terroriste.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasi ka ndodhur më 9 nëntor 2016 dhe u iniciua si “Përgatitje e veprave terroriste”.
“Prishtinë 09.11.2016. Në lidhje me rastin, më 16.09.2024 është vetë-dorëzuar në polici i dyshuari mashkull kosovar, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër arrest nga gjykata. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


