KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vështirësitë më të mëdha me të cilat ndeshen ata që duan të shkojnë për punë në Gjermani
Ekonomi

Vështirësitë më të mëdha me të cilat ndeshen ata që duan të shkojnë për punë në Gjermani

Kosova News
Kosova News 09:25 -05/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Cilat janë vështirësitë më të mëdha me të cilat ndeshen ata që duan të vijnë për t’u punësuar në Gjermani? Nevojat e tregut gjerman janë të mëdha, por edhe problemet.

Punonjës të kualifikuar nga vende të ndryshme do të dëshironin më tepër mbështetje kur kërkojnë një punë në Gjermani. Në një sondazh jo-përfaqësues të zhvilluar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) me afro 30.000 persona që duan të vijnë në Gjermani për arsye punësimi, rreth katër nga pesë pjesëmarrës thanë se pengesa më e madhe dhe gjëja më e vështirë është gjetja e ofertave për punë dhe kontaktimi me punëdhënësit.

Gjëja më e vështirë për të huajt gjetja e ofertave për punë dhe kontaktimi me punëdhënësit

Në anketën e realizuar nga OECD-ja në emër të Ministrisë Gjermane të Punës, tre nga pesë të anketuarit deklaruan se do të dëshironin ndihmë edhe për mësimin e gjuhës gjermane. 74 për qind e pjesëmarrësve kanë diplomë universitare.

Pjesa më e madhe (19 përqind) vjen nga India – kryesisht specialistë të IT-së. Në vendin e dytë ndër vendet e origjinës është Kolumbia (10 për qind), ku interes për të punuar në Gjermani kanë sidomos infermierë dhe personel sanitar. Në vendin e tretë vjen Turqia (nëntë për qind), nga e cila kërkojnë të vijnë kryesisht zanatçinjtë.

Më shumë burra se gra

70 për qind e atyre, që deklaruan se ishin të interesuar për të ardhur në Gjermani për të punuar janë meshkuj. Pothuajse gjysma e emigrantëve potencialë ishin beqarë. Nga të tjerët rreth 80 përqind u shprehën se do të sillnin familjet me vete.

70 për qind e të interesuarve për të ardhur për të punuar në Gjermani janë meshkuj

Kontrata e punës është zakonisht parakusht për migrimin në Gjermani. Që nga viti 2020 në Gjermani kanë pasur mundësi të vinin për një gjysëm viti për të kërkuar punë edhe punonjës të kualifikuar me një kualifikim që u njihet në Gjermani.

Ligj i ri për emigrimin e punëtorëve të kualifikuar

Këtë javë qeveria gjermane prezantoi pikat kryesore të një ligji për emigrimin e punëtorëve të kualifikuar, i cili synon të thjeshtojë rregullat e deritanishme dhe të heqë pengesat. Sipas vlerësimeve për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore në të ardhmen do të nevojiten qindra-mijëra emigrantë në vit për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore.

Risitë, sipas vullnetit të koalicionit qeverisës, përfshijnë një sistem pikësh për të kontrolluar migrimin për motive punësimi. Përveç kësaj të interesuarit në të ardhmen do të jenë në gjendje të punësohen edhe pa iu njohur kualifikimi, gjë që do ta bëjnë më vonë në Gjermani. Ndryshimi i planifikuar me ligj do të shoqërohet edhe me reklama përkatëse për thithjen e fuqisë punëtore jashtë vendit./DW

Gjithashtu lexoni:

Krimet zgjedhore në Shqipëri, Policia kontrolle në pesë banesa

Rumunët votojnë në balotazhin presidencial “që mund të zgjerojë përçarjet në BE”

Dy helikopterë përplasen dhe rrëzohen në Finlandë, nuk ka të mbijetuar

“Presidentja ime e preferuar!” – Osmani takim të përzemërt me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Kosova e Kroacia bashkëdrejtojnë tryezën për sigurinë dhe mobilitetin në Evropë

Kosova News 05/12/2022 05/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Dafina Zeqiri reagon pas renditjes së Shqipërisë: Politika e Eurovisionit ta ngrit shtypjen
13:43 -18/05/2025
Trupi i liderit të Hamasit është gjetur në tunelin e Gazës – jepen disa detaje, edhe pse ende të pakonfirmuara
13:21 -18/05/2025
Papa bën thirrje për unitet ndërsa paralajmëron kundër ‘propagandës fetare’
13:17 -18/05/2025
Rama e cilëson motër Melonin: Në Tiranë solli dokumentin përfundimtar të Marrëveshjes së pensioneve me Italinë
13:15 -18/05/2025
Ky është momenti kur një anije e marinës meksikane përplaset me një urë në Nju Jork
13:11 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?